Armend Muja e ka komentuar një shkrim të mediave serbe të cilat shkruajnë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq mori miliarda nga marrëveshja por nuk e pranoi Kosovën.

Në këtë shkrim, tutje thuhet se shqiptarët dhe kroatët po vdesin nga inati.

Muja shkruan në Facebook, se në vitin 2017, presidenti serb, Vuçiq përmes një interviste kishte shdaqur ambiciet e tij për hegjemoninë serbe në Ballkan.

Postimi i plotë:

Millosheviq me buzëqeshje [Vuciq]: Ja mediumi i afërt me Vuciq si e sheh ‘marrëveshjen’. Primitivizëm i viteve të 90-ta ‘Vuciq morri miliarda, a nuk e pranon Kosovën. Shqiptarët dhe kroatët po vdesin nga inati’.

Në vitin 2017 Vuciq i ofron një intervistë Gazetës Politico ku shfaq ambiciet e tij për hegjemoninë serbe në Ballkan, kësaj radhe përmes ‘ekonomisë’ dhe duke shfrytëzuar dritarën e krijuar nga ardhja e Trump në pushtet.

Logjika e autokratëve primitiv të viteve te 90-ta është rikthimi i në botën e dominimit. Zatën kështu edhe ndodhi, Trump, Tusk, Putin dhe Kinezet e mbeshtetën atë ti fitoj 70% të votave. Fill pas kësaj pason domino ballkanike – ra Qeveria e Kosovës, ra Mali i Zi. Karl Jesper tek ndjenja e fajit mendon se fajtor jemi edhe nëse ne i ndihmojmë politikisht apo rrime duke mos bërë asgjë.

Lexo po ashtu:  Letra e studentit serb për fshehjen e krimeve të luftës nga Serbia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *