Kemi biseduar dhe qeshur dhe kam menduar me vete: “Sa e mirë është”. Mbrëmjen e radhës ajo më bleu picë pasi që kuzhinieri im nuk punonte. Një javë më pas organizova një ndejë në shtëpi. E kam ftuar dhe shkoi mirë me miqtë e mi. Por tash gjërat janë keq midis nesh.

Është hidhëruar dhe zemëruar sepse kam refuzuar seksin me të për tri herë. Herën e parë erdhi pas ndejës për të më ndihmuar. Që të dy ishim paksa të dehur kur më sugjeroi “hair of the dog” dhe shkova me të. Disa natë më pas, fqinja ime më takoi në shkallë dhe më futi gjuhën në fyt.

Përsëri u arsyetova dhe u largova. Herën tjetër e përzura kur ishte në banesën time vetëm në të brendshme, kur kërkonte seks. E kam quajtur me emra të ndryshëm. Mëngjesin tjetër më bërtiti se do ta kontaktonte shefin tim dhe do të ma shkatërronte karrierën. Ka kërcënuar se do të vë gjëra në rrjetet shoqërore dhe do ta kontaktojë familjen time.

Lexo po ashtu:  Stili i ri në seks që “po lë pa mënd” çiftet

Nuk kam bërë gjë për ta inkurajuar, disi është e dhënë pas meje. Kam frikë t’i flas dhe t’i kërkoj të qetësohem. Jam i brengosur se do të më sulmojë – apo do të ma shkatërrojë emrin dhe reputacionin tim.

JANE thotë: Në plan duhet të vësh sigurinë tuaj. Nuk ka lidhje se sa banesë të bukur e të zbukuruar ke, por, nëse kjo grua ju frikëson duhet t’i bëni planet për t’u larguar nga aty. Mundet të ndodh që thellësisht është e pikëlluar dhe në telashe, dhe ndoshta diçka të tillë me qiramarrësit tjerë.

Kam përshtypjen se ju jeni miqësor, djalë i hapur. Herën e parë kur e keni takuar ke qenë i kujdesshëm me një shishe verë që ajo e ka preferuar. Madje edhe picën e keni ngrënë bashkë dhe e ke ftuar në ndejën tënde. Për fat të keq, ajo e ka kuptuar ndryshe këtë. Janë përzier porositë.

Mund të ndodh se është e vetmuar dhe në të kaluarën ka qenë provokuese dhe e paarsyeshme. Cila që do të jetë e vërteta, nuk mund të fshihesh dhe të brengosesh se çfarë ndodh më pas. Flisni me policinë. Nuk ke bërë gjë të keqe.

Lexo po ashtu:  Më vjen keq që nuk kam bërë më shumë seks kur isha e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *