Marrëveshja e Uashingtonit po prodhon një serial të vërtetë episodesh paradoksale në media dhe rrjetet sociale.

Karakteristikë e politikanëve skenikë është prevalenca e shout mbi përmbajtjen, gjetja e rrugëve të shkurtra për çështje që në fakt nuk kanë përgjigje të tilla.

Nëse presidenti Donald Trump luajti heroin e paqes në atë inskenim, figurantët rreth tij po përpiqen t’i gjejnë kuptim roleve të veta.

Presidenti i Serbisë është shndërruar në barsaletë ndërkombëtare, qoftë me reagimin kur merr vesh se i duhet të zhvendosë ambasadën e shtetit të vet në Jeruzalem, qoftë për pozën impotente me të cilën e detyruan të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Vuçiç ka argumentuar se ai është njeri i edukuar dhe nuk e ka në natyrë të largohet. E vërtetë, por këtu nuk diskutohet dinjiteti i tij personal.

Nga ana tjetër pala e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk di të thotë se çfarë fitoi realisht. Ose çfarë ka historike fitorja e presupozuar e saj.

Për të kuptuar artificialitetin e asaj marrëveshjeje do mjaftonte të shihej mënyra si shprehet njeriu i ngushtë i Trump për faktin se Albin Kurti ka deklaruar se nuk e njeh marrëveshjen. Richard Grenell deklaron se Kurti është antiamerikan, sepse ka kundërshtuar rregullisht Amerikën. Mirëpo këtu mund të pyesim: si vallë u kalua nga e drejta e fjalës dhe mendimit si ushtrim demokratik te zbulimi dhe denoncimi i armiqve?

Lexo po ashtu:  Serbia, kjo pandemia e përhershme!

Denoncim që nuk është edhe aq impulsiv sepse z. Grenell e di se antiamerikanizmi i Kurtit i shprehur si akuzë amerikanësh krijon efektet e veta politik. Ngjan se ShBA nuk po duan të promovojnë më ndryshimin, por status quonë, për të cilën punuan aq shumë. Këtu qëndron edhe çelësi i forcës së establishmenetit ballkank i kapur pas qerres se ambasadave që nuk para e kanë më qejf debatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *