Rritja e shpejtë e popullsisë, mungesa e aksesit në ushqim dhe ujë dhe rritja e ekspozimit ndaj katastrofave natyrore do të bëhet shkak për shpërnguljen e më shumë se 1 miliard njerëzve deri në vitin 2050.

Raporti i hartuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), një think-tank që prodhon indekse vjetore të terrorizmit dhe paqes, Regjistri i Kërcënimeve Ekologjike përdor të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe burime të tjera për të vlerësuar tetë kërcënime ekologjike dhe për të parashikuar se cilat vende dhe rajone janë më të rrezikuara.

Në një kohë kur popullsia e botës pritet të arrijë në gati 10 miliardë deri në 2050, gjë që intensifikon konfliktet për burime natyrore, hulumtimi tregon se rreth 1.2 miliard njerëz që jetojnë në zona të prekshme të Afrikës nën-Sahariane, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme do të detyrohen të emigrojnë.

Për krahasim, faktorët ekologjikë dhe konflikti çuan në zhvendosjen e rreth 30 milionë njerëzve në 2019, thuhet në raport.

Kjo do të ketë ndikime të mëdha shoqërore dhe politike, jo vetëm në botën në zhvillim, por edhe në vendet e zhvilluara, pasi zhvendosja masive do të çojë në flukse më të mëdha refugjatësh në vendet më të zhvilluara“, tha Steve Killelea, themelues i IEP.

Lexo po ashtu:  Do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet e Kosovës

Ato që do të kërcënojnë njerëzimin në 30 vitet e ardhshme, sipas raportit, ndahen në dy kategori: pasiguria ushqimore, mungesa e ujit dhe rritja e popullsisë në njërën kategori; dhe katastrofat natyrore përfshirë përmbytjet, thatësira, ciklonet, ngritjen e nivelit të detit dhe rritjen e temperaturave në tjetrën.

Rezultati është një analizë që vlerëson se me sa kërcënime përballet secili prej rreth 150 vendeve dhe sa është aftësia e tyre për t’u bërë ballë tyre.

Ndërsa vende të të tilla si India dhe Kina, janë më të kërcënuarat nga mungesa e ujit në dekadat e ardhshme, të tjera si Pakistani, Irani, Mozambiku, Kenia dhe Madagaskari përballen me disa kërcënime njëkohësisht si dhe kanë kapacitet më të vogël për t’u përballur me to.

Killelea thotë se bota tani ka 60% më pak ujë të pastër në dispozicion sesa kishte 50 vjet më parë, ndërsa kërkesa për ushqim parashikohet të rritet me 50% në 30 vitet e ardhshme, kjo e nxitur në një pjesë të madhe nga zgjerimi i klasës së mesme në Azi.

Lexo po ashtu:  Revista Albania, Bruksel – Viti 1898, Faik Konica: Shkrirja e dialekteve të shqipes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *