Trump, “making China great”, fundi i “erës Reagan” dhe konfuzioni ideologjik:

1. Me tërheqjen e SHBA-ve nga skena ekonomike botërore, Trump i hapi rrugën zmadhimit të ndikimit ekonomik të Kinës kudo në botë, nisur nga Afrika dhe sosur në kontinetet e tjerë;
2. Me tërheqjen e SHBA-ve nga prania ushtarake nëpër botë, Trumpi e bëri të madh rrezikun ushtarak, në Azi atë koreanoverior ndaj Koresë së Jugut, dhe në Europë e në Lindjen e mesme atë rus.
3. E përbashkëta e presidentit rus, kinez e koreanoverior është trashëgimia që e qujanë komuniste (KGB) e të parit, komunizmi i moderuar i të dytit, dhe komunizmi ekstrem i të tretit.
4. Duke e bërë të madhe Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut, në shkallë botërore Trumpi po i jep fund në favor të komunizmit “erës Ragan” që promovonte në atë shkallë triumfin e neoliberalizmit.
5. Me mbylljen e SHBA-ve brenda vetes, Trumpi, nga njëra anë, pranon si të drejtë kritikat sovjetike, kineze e shqiptare-enveriste për rolin e “xhandarit ndërkombëtar” që s’duhej të luajnë SHBA-të dhe, nga ana tjetër, i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre për kthimin e ushtarëve amerikan në shtëpitë e tyre: Yankee go home! Të cilëve Trumpi u përgjigjet: yes sir yes!
6. Kush të dojë nga shqiptarët mund të krenohet se politikën e vetizolimit të SHBA-ve Trumpi duhet ta ketë mësuar prej vetizolimit të Shqipërisë nga Enver Hoxha.
6. Noshta edhe ëndrrën autarkiste e ka mësuar prej tij. Prodhuesit amerikan të kthyer nga Trumpi brenda SHBA-ve mund të punësojnë shumë amerikanë e të superprodhojnë, por me politikën e sanksioneve ndaj “gjithë” botës Trumpi ia mbyll mundësinë e tregut jashtëm, sepse sanksionet gjithmonë i drejtohen sa të sanksionuarit aq dhe sanksionuesit. (Sigurisht po të përjashtohet zmadhimi i tregut të zi).
7. Ndoshta amerikanët e Trumpit prodhimet ia shesin njëri tjetrit, duke ndërtuar një sistem të mbyllur të vetëmjaftueshëm, ose siç thuhej në antikitet, sistem autarkist, fiks siç e ëndërronte Enver Hoxha sistemin e Shqipërisë.
8. Mbas gjithë këtyre, i vetmi kuptim i zhurmës së Trumpit kundër së majtës, socializmit e komunizmit brenda SHBA-ve, mbetet të jetë se Trumpi i konsideron ata revizionistë dhe tradhëtar të marksizëm-leninizmit.
9. Me angazhimin e tij pro të drejtave LGBT, etj., Trumpi nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin amerikan por rreshtohet krah ideologjive progresiste.

Lexo po ashtu:  Shqipëria, anëtare e korruptuar moralisht e NATO-s

Ky është Trumpi nga çka bën, jo nga çka thotë për veten. Për veten ka shumë burra që edhe sot e tërë ditën thonë që janë Louis i XIV ose “mbreti diell” i Francës.

(P.s. termat për ideologjitë janë lënë pa thonjëza, sepse vetë ata për të cilët flitet nuk i vendosin brenda thonjëzave)

Hysamedin Feraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *