Delegati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi ka thënë se vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është më e rëndësishme për Izraelin.

“Rëndësia më e madhe shkon në krahun e Izraelit por aq është e rëndësishme edhe për Kosovën. Kosova nuk duhet të humbë kohë. Duhet ta hap ambasadën me urgjencë pasi Serbia veçse ka filluar fushatën në Izrael kundër Kosovës”, tha ai në “Debat Plus”.

Përfaqësuesi i Korpusit Diplomatik Hebre për Kosovë ka kujtuar se vetëm para dy javëve Izraeli ka vendosur raporte diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Askush më parë nuk e kishte menduar këtë”.

Zevi thotë se ky është moment historik që nuk duhet humbur.

“Njëherë vjen era nga dera. Edhe për Kosovën vjen njëherë ky shansë. Kosova të vendos ambasadën e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ndër të tjera Flori Zevi.

Lexo po ashtu:  95 milionë në varfëri në BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *