Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë. Ndonjëherë një çift ia del të shkojë në altar. Ata mund ta bëjnë të funksionojë për disa vite. Ndoshta mund të kenë edhe fëmijë, por herët ose vonë, për çudinë e askujt, e gjejnë veten përpara një gjykatësi, duke kërkuar divorcin. Megjithatë para se të ndërmerrni hapin e madh, bëni mirë të diskutoni këto gjëra me burrin, gruaj tuaj të ardhshë, ardhshme.

FËMIJËT/ Përpara se të bëni zgjedhjen për të qenë me dikë, bëni mirë të shtroni çështjen nëse doni të keni fëmijë ose jo. Ky është një nga diskutimet që duhen bërë përpara martese, sepse ka ndikim thelbësor në të.

KU DO TË JETONI/ Një bisedë e pashmangshme: vendi ku do të jetoni. Meqenëse do të jetë vendbanimi juaj i përbashkët, një bisedë paraprake për të thurur ëndrrat dhe për të marrë parasysh vendin e punës, diskutojeni mirë vendin përpara se të martoheni.

FINANCAT/ Llogari bankare të ndara apo të përbashkëta? Kush do të paguajë çfarë fature, si do t’i ndani shpenzimet dhe çfarë parash do të hiqni mënjanë për kursim, – këto nuk duhet t’i lini pa diskutuar.

Lexo po ashtu:  Ekspertët paralajmërojnë: Thatësira në Europë mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit dhe do të përkeqësohet!

NDARJA E PUNËVE NË SHTËPI/ Nuk do të dëshironit të përfundoni me dikë që ju kërkon të bëni çdo punë shtëpie. Bisedoni për ndarjen e punëve përpara se të jetë shumë vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *