Njerëzit ndikohen shumë nga njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse një buzëqeshje në fytyrën e dikujt mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, apo pse qëndrimi negativ i një bashkëpunëtori mund të prishë ditën tuaj.

Në fakt, qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve në botën përreth teje janë aq ndikuese saqë strategjia juaj më e mirë për të pasur sukses në jetë mund të jetë shmangia prej qaramanëve, ndjellësit e dramës, përgjëruesit dhe kokëfortët nga rrethi juaj.

Sidoqoftë, një lloj personaliteti tjetër ekziston, i cili është një bekim i vërtetë: individët që në jetë ecin me këmbë në tokë të cilët ti i njeh, pse ke nevojë për më shumë nga këta njerëz në jetën tënde, ose, të paktën pse duhet t’i vlerësoni ata që tashmë i keni.

Ata janë të palëkundur

Në mes të një krize, keni nevojë për njerëz që mund të jenë burim qetësie që i marrin gjërat shtruar dhe pa u panikuar, pa shfaqur stres ose në mënyrë tjetër të humbasin qetësinë e tyre. Një person me të vërtetë me këmbë në tokë ndihmon të tjerët duke demonstruar se çdo gjë që ndodh nuk është fundi i botës.

Lexo po ashtu:  Lajçi: Adem, pusho tash mbas telegramit t’Hashës, Dullës, Rambos, Fatit, e ma s’ shumti t’Kadrisë

Ata janë të besueshëm

Kur bëhet fjalë për bashkëpunëtorët, partnerët dhe miqtë, gjërat shkojnë më mirë kur njerëzit shfaqen fiks atëherë kur dhe ku duhet. Ata nuk nxjerrin justifikime për të qenit vonë ose të paaftë, sepse nuk është mënyra se si ata sillen vetë. Në vend të kësaj, ata planifikojnë përpara në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’i përmbushin angazhimet e tyre në kohë dhe sipas specifikimeve.

Ata posedojnë një busull morale të palëkundur

Këta nuk janë ata tipat e njerëzve që zgjohen në mëngjes duke u penduar për budallallëqet që bënë një natë më parë. Njerëzit me këmbë në tokë bëjnë që ata përreth tyre të shohin një standard më të lartë.

Ata janë të përunjur

Njerëzit që me të vërtetë jetojnë me këmbë në tokë nuk ndiejnë nevojë për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Kjo është e kundërta e atyre që do t’i bjerrin energjitë tuaja ndërsa ju filtroni mendërisht vërtetësinë e akrobacisë së tyre verbale.

Lexo po ashtu:  Lennon: “Kur isha 5 vjeç…”

Ata kanë një vetëvlerësim të shëndetshëm

Pa qenë kokëfortë, këta tipa projektojnë një besim të qetë në aftësitë e tyre. Ky lloj i vetë-sigurimit i ndihmon ata të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin mundësi, duke i bërë ata njerëz që ju dëshironi të ndiqni.

Ata nuk shqetësohen kot

Mendoni për shqetësimet më të mëdha që keni patur. Si ndiheni pasi dëgjoni perceptimet mbi to në lidhje me gjitha gjërat e tmerrshme që mund të shkojnë akoma mëkeq? Përkundrazi, njerëzit me këmbë në tokë e kuptojnë se çfarëdo që të ndodhë, ata mund t’i japin një zgjidhje. Ky qëndrim është një ngushëllim për të qenë rreth tyre.

Ata i dalin për Zot asaj që është e drejtë

Ata mbajnë qëndrime për çështje që kanë rëndësi, por e bëjnë këtë pa u shndërruar në predikues ose të egocentrikë. Në të njëjtën kohë, ata kuptojnë intuitivisht se për cilat beteja ia vlen të luftosh.

Ata nuk ‘përdridhen’ që njerëzit t’i pëlqejnë ata

Njerëzit që me të vërtetë jetojnë me këmbë në tokë nuk ndjehen të detyruar të ndjekin ose të bëjnë diçka jashtë tipit të tyre vetëm për të fituar pranimin nga të tjerët. Ata kanë tendencë të kenë bindjen e brendshme se nëse bëni diçka në mënyrën e duhur do të thotë ta bëni atë edhe vetëm, pa pritur miratimin e askujt.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi dhe ditari i një mësueseje!

Ata i shtyjnë të tjerët të arrijnë sukses

Njerëzit qe ecin në jetë me këmbë në tokë nuk kanë nevojë që gjithçka të vërtitet rreth tyre, ata kënaqen duke ndihmuar të tjerët të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë. Këto janë llojet e miqve që ju nevojiten në jetën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *