Është e vështirë të gjesh personin i cili nuk është i hidhëruar me prindërit e vet. Madje edhe nëse kanë qenë të përsosur.

Dikujt i kanë munguar dashuria dhe kujdesi, dikujt fjala apo vepra e mirë… Kur prindi të ofendon qe se çfarë ndodh: Bëhet destruktiv.

Të jetosh me inate dhe ankesa ndaj prindërve është njësoj sikur të jetosh me dhembjen e vazhdueshme. Kjo është njësoj kur qëllimisht privojmë besimin dhe dashurinë ndaj vetes.

Nëse nuk i pranojmë prindërit tanë (pa marrë parasysh çfarë janë ata), ne në të vërtetë nuk e pranojmë veten… Çlirimi nga hidhërimi ndaj prindërve nuk është i lehtë, mirëpo është shumë i rëndësishëm.

Vendosni vetes qëllimin që t’i falni prindërit në mënyrë që tërë jetën të mos e kaloni në vuajtje dhe veten ta privoni nga lumturia…

Nuk bën ndryshe

Prindërit tuaj gjithashtu kanë pasur prindër. Shumica janë edukuar në ambient agresiv dhe armiqësor. Mbase i kanë traumat më të thella të tyre të cilat i kanë çuar deri aty që juve – fëmijës së tyre t’u shkaktojnë dhembje. Natyrisht kjo nuk i arsyeton, mirëpo duhet patjetër ta kuptoni që ata njerëz janë të palumtur, të thyer dhe thjeshtë nuk ka mundur të jetë ndryshe…

Lexo po ashtu:  Flet psikologia "Izoluar nga Coronavirus? Ja ç'duhet të bëni këto ditë që fëmijët janë pushim"

Të duan aq sa munden

Askush nuk mund të na dojë siç do të dëshironim ne, siç do të na pëlqente neve. Disa prindër kanë dashur të bëhen miq me fëmijët e tyre, prandaj kanë lënë anash rolin prindëror. Për të tjerët, sërish, prindërit kanë qenë tepër të ftohtë, edhe pse rregullisht i kanë ushqyer, veshur, i kanë dërguar te mjeku… Vetëm pranojeni faktin, derisa të jenë gjallë prindërit tuaj do t’ju duan.

Në mënyrën e vet

Megjithatë, ata janë vetëm njerëz me të gjitha të metat e tyre dhe me siguri të duan aq sa dinë dhe aq sa munden…

Nuk je më fëmijë

Nuk ka njerëz të përsosur. Disa janë të mbërthyer në rolin e fëmijës së përhershëm, prandaj vazhdimisht i kanë model prindërit e tyre. Kërkojnë nga ata që të jenë të përsosur dhe pastaj lëndohen, sepse ata njerëz thjesht nuk mund të jenë ndryshe. Është e nevojshme që të “dilni” nga sjelljet e prindërve tuaj.

Nuk jeni më fëmijë!

Lexo po ashtu:  Doni të rrisni fëmijë të suksesshëm? Ja cilat janë 7 zakonet më të mira sipas shkencës

Tani jeni person i rritur i cili patjetër duhet ta kuptojë që prindërit tuaj janë vetëm njerëz me probleme. Mos i krahasoni me ndonjë ideal. Mësoni se si të ndërtoni marrëdhënie normale me prindërit. Mësoni t’i respektoni për shkakun që ju janë prindër. Njëherë kur më nuk do të jenë, do t’ju mbetën vetëm faji dhe keqardhja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *