Të lejoni që partneri t’ju kontrollojë mund të ketë impakt të fortë në shëndetin tuaj mendor. Mund të jeni viktimë e një cikli negativ kontrolli dhe pavarësie. Megjithatë, viktimat tentojnë të bien dakord me veprimet kontrolluese të partnerit të tyre sepse ju duket jeta më e lehtë. Zakonisht, partnerë të tillë shfaqin këto simptoma:

Të bëjnë të dyshosh për betëbesimin tënd

Nuk ka rëndësi sa i zoti je ose çfarë potenciali ke, partneri kontrollues s’do ta vlerësonte kurrë kapacitetin e viktimës. Madje do të bënte gjithçka që ta bindte të besonte se çdo gjë do të ishte e kotë.

Fshin mendimet, ndjenjat dhe perspektivat e një personi

Në këtë rast, agresori përpiqet të kontrollojë mendjen e viktimës. Ka metoda dhe strategji përmes së cilave mund të mbajë kontrollin. I injoron ndjenjat e viktimës, opinionet e saj dhe e shqetëson rutina e saj e përditshme.

Izolon vi.ktimën nga familjarët dhe miqtë

Kur këta gjuetarë kapin prenë e tyre, i përjashtojnë mundësinë e socializmit. Dhe kur nuk kanë me kë shoqërohen, vi.ktimat bëhen vulnerabël. Kjo e bën më të thjeshtë atë që ab.uzon të fitojë mendjen e vikt.imës.

Lexo po ashtu:  Nga komunikimi tek përpikmëria; këto janë shtatë zakonet që foshnja i trashëgon vetëm nga mamaja

Bëjnë mikromenaxhim

Partnerët abuzues nuk përpiqen vetëm të kontrollojnë aspektet më të rëndësishme të jetës së viktimës, por preferojnë të kenë nën kontroll çdo aksion të saj. Kështu, partneri i kontrolluar humbet identitetin e vet dhe bëhet skllav i dhunuesit.

Përcaktojnë atë që je

Pasi dhunuesit kanë marrë nën kontroll jetën e partnerit të tyre, e vendosin ata se cilat janë vetitë e partnerit. I mbajnë larg aftësive të tyre të vërteta dhe i bëjnë të besojnë në një sens fals të përgjegjësive të tyre. Për shembull i thonë partnerit që është i ngathët, i shëmtuar,i pakujdesshëm dhe një burim zhgënjimi për të. Kjo rezulton në një vetëbesim të copëtuar

Përcakton rregullat e dashurisë dhe kushtet e marrëdhënies

Partnerët e dhunshëm kanë mënyrën e tyre për të përcaktuar çdo gjë, veçanërisht dashurinë. Ata u tregojnë partnerëve çfarë është dashuria sipas mënyrës së tyre të të menduarit. Përcaktojnë gjithashtu rregullat dhe kushtet e dashurisë. Nëse viktima zbaton rregullat, dhunuesi do ta vlerësojë atë. Por nëse vepron ndryshe, ai do ta qortojë, madje dhe do ta kërcënojë.

Lexo po ashtu:  15 mendime të bukura mbi dashurinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *