Tridhjetë vjet pritje për familjarët dhe miqtë e pesë jezuitëve spanjollë të vrarë më 16 nëntori 1989 në Universitetin e Amerikës Qendrore (UCA) të San Salvadorit kanë marrë fund. Audiencia Nacional në Madrid (Gjykata Kombëtare me juridiksion në të gjithë Spanjën) e dënoi ish-kolonelin dhe zv.ministrin Inocente Orlando Montano Morales me 133 vjet e 4 muaj burg si një nga nxitësit dhe autorët e masakrës së kryer nga Forcat e Armatosura salvadoriane në kampusin e universitetit, ku u vranë rektori Ignacio Ellacuría dhe priftërinjtë Armando López, Juan Ramón Moreno, Segundo Montes dhe Ignacio Martín Baró, të gjithë spanjollë.

Dënimi rikthen historinë e masakrës në qendrën pastorale të universitetit nga skuadra e vdekjes, e cila i mblodhi të pranishmit dhe i qëlloi ballë për ballë, duke mos lënë asnjë dëshmitar të gjallë. Gjykata gjithashtu shpalli fajtor Montanon për vrasjen e priftit salvadoran Joaquín López, kuzhinieres Julia Ramos dhe vajzës së saj 15-vjeçare Celina. Megjithatë, për këto tre krime, ai nuk mund të dënohet për shkak të marrëveshjes së ekstradimit të firmosur në 2017 me SHBA.

Lexo po ashtu:  Kreu i Nismës Thurje: S’do presim Bashën që të fitojë besimin e qytetarëve, ai nuk e ka për herë të parë që konkurron

Vrasja e pesë jezuitëve ndodhi në një kontekst të “polarizimit intensiv” midis qeverisë ushtarake salvadoriane dhe Frontit Farabundo Martí për Çlirimin Kombëtar (FMLN), në të cilin priftërinjtë vepruan si ndërmjetës midis palëve për një proces dialogu. Ata u akuzuan, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për nxitje të fshatarëve në “një komplot ndërkombëtar komunist“. Montano luajti një rol kryesor, si pjesë e brezit të të diplomuarve nga shkolla ushtarake e njohur si La Tandona që udhëhoqi forcat e armatosura gjatë luftës civile me një strategji kundër kryengritjes.

Ishte terrorizëm shtetëror“, konkluduan gjykatësit. Ish-koloneli në sallën e gjyqit mohoi të ketë marrë pjesë në masakër, pavarësisht se provat për të kundërtën ishin të qarta. “Roli i Kishës si ndërmjetës, për të provuar t’i japë fund luftës së përgjakshme civile – përfundon fjalinë – provokoi zemërimin e së djathtës ekstreme, e cila kishte frikë të humbte privilegjet e saj“, tha ish-togeri Yushsy Mendoza, i cili ka mbledhur provat.

Lexo po ashtu:  I love you Tayyip, apo I love your tie?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *