Nga Amela Temja

Na i lindim bijat tona vik-tima. Mendoj që ka àrdh koha me hjek dorë prej t’krijuemit një shoqnie ku vajzat/bijat tuaja frikësohen e ruhen prej baballarëve, vllaznive e pranisë mashkullore që i rrethon.

Ushqyerja e vazhdueshme ndaj tyne se nëse një ditë duen me prek suksesin e lirinë me dorë nuk ásht te përgatitja e tynve se iu duhet me luf-tue me gjininë e kundërt. Nuk ke pse luf-ton me marr diçka që veçse e ke.

E hájrit, ásht me e pa vajzën/çikën tuj çysh n’momentin që e mbani n’krahë si bekim që t’ka prue Perëndia e jo me u frikësu se çka ka me të than familja e burrit. E kur ajo t’fillojnë “me nxan mend” mos me ndejt tuj i than se “t’ka kap rrez-iku me lind n’familje shqiptare e çikat kur lindin s’i duen maj nánë.”

Me dásht e me ta dásht çikën s’ke nevojë me e lind as n’Europë e as n’Amerikë. Shoqnia jonë i rrit vetë çikat që me pas frikë babën e vllaun. E llogjikisht s’kena ça me kundërshtu se nëse i mbani çikat n’kafaze tilla ku s’guxojnë me u hap, me fol, me bisedue, me kërku ndihmë e këshille prej babe e vllau, ata normal kanë me u ba pre e dhu-nës, e keq-trajtimit, e uljes edhe poshtërimit.

Lexo po ashtu:  Selam Mukit dhe Zaevit nga një shqiptarë - Ju çfarë keni kontribuar për popullatën shqiptare në Maqedoni?, asgjë e asgjë

Prej kujt? Pikërisht prej njasaj gjinie që ju po ia bani gogol! Jo bre s’keni nevojë me i msue me u ruejt, por me u vetërespektue. Shoqnia jonë ia thyen krahët çikave qysh fëmijë, qysh në shpi. E mandej presin që ata me fluturue pa u përplas dikah. Na i lindim çikat vik-tima, e djemtë “mon-stra” me potencial për me iu ba keq. Msoni djemve se nánat, motrat, gratë e bijat e tynve s’kanë nevojë me i pas nën kontroll se s’janë tuj kontrollu një biznes. Mësoni se shpullat, t’rrahmet çdo lloj forme e ngritjes së dorës karshi tynve nuk tregon forcë po veç vlera t’ulta që s’i kanë hije asnjë njeriu e jo veç atynve si burra. Mësoni aman, se nderi shpisë janë të dy si evlatë e jo veç çika.

E nëse ty ta ban djali t’keqen karshi një femre ásht njëlloj si me ia ba vajzës tande djali i dikujt tjetër. S’ishit ndje mirë apo? Qashtu shkon me vijë kjo punë. Mos e zg’átni vijën. Priteni çysh n’shpija tuaja, gëzohuni kur iu lind vajzë po ashtu sikur djalë. Rritini bashkë e jo në oda të burrave e t’grave, se ata “odat e burrnisë” ku iu msoni autoritetin djemve tuj e ata “odat e turpit” ku ua msoni heshtjen bijave tuaja janë hapat e parë që i hidhni n’vra-sjen e tynve për së gjalli. Mos i lindni çikat vik-tima.

Lexo po ashtu:  Trajtesë nga dr. Hysamedin Feraj: Serbët e shqiptarët nuk kanë nevojë të pajtohen në çka nuk i ndan. Këta pajtohen për anëtarësimin në BE, demokracinë, kapitalizmin, pronën private, luftën kundër korrupsionit, etj., por...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *