Qyteti i San Franciskos ka marrë pamjen e planetit Mars për shkak të tymit të kuqërremtë në sipërfaqe që kanë lënë pas zjarret.

Qielli i kuq dhe portokalli në San Francisko të Kalifornisë bën që gjithçka të duket surreale dhe apokaliptike. Pamjet me dron tregojnë më së miri se sa e madhe është ndotja në atë vend, aq sa edhe qielli nga i kaltër është bërë portokalli.

Pamjet e qytetit janë identike me filmin “Blade Runner 2049”. Ndihemi sikur po jetojmë vërtetë në universin e teknologjisë së lartë, por me një jetë të ulët, nisur edhe nga filmi i famshëm. Temperaturat e larta dhe zjarret që ka përfshirë Kaliforninë tregon më së miri pasojat e ngrohjes globale që ka pllakosur gjithë vendin.

Lexo po ashtu:  Ulmani pagën, aman!/ “Dëgjo, paga jem është 5180 euro - Jam duke u ndjerë i turpëruar"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *