Bjellorusia është Siria e Europës dhe kjo mund të shihet nga zhvillimi i një skenari thuajse identik. Perëndimi shihet si i asociuar, apo pas protestave kundër presidentit jetëgjatë, Aleksander Lukashenko, ndërkohë që gradualisht, mediat po paraqesin si aktor kryesor, Rusinë e Vladimir Putinit.

Bloomberg raportonte si fakt të kryer dhe përcaktues sjelljen e Kremlinit. Sipas burimeve të saj në Rusi, presidenti Putin nuk i beson Lukashenkos, por ai nuk do të lejojë që ky i fundit të rrëzohet nga pushteti me protesta. Putin thuhet se është dakord për një pasardhës, thuajse njësoj si në Siri me Bashar al-Assad. Aktualisht Rusia ka rënë dakord të bisedojë me Minskun për rishikimin e borixhit dhe të furnizimit me gaz.

Zgjedhja e Lukashenkos ngjan të jetë lëvizje e detyruar për Moskën dhe sipas një përfaqësuesi të opozitës bjelloruse, Pavel Latushko, “mbështetja ruse është taktike që nuk do të funksionojë në terma afatmesëm”.

Lexo po ashtu:  Te memoriali për hebrejë nuk e lëshon mikrofonin. Te memorali për turqit mungon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *