Shkruan: Agron Dalipaj
CARTA. Fjalë e it. që ka dy kuptime kryesore:
1. letër.
2. hartë (gjeogr.).
Te “il nuovo etimologico” f. 304 – 306 për etimologjinë e fjalës, shkruhet: “di etim. incerta”, që d.m.th. se nuk i gjejnë etimologji.
Topalli (FEGS 621) fjalën ▪︎[kartë] e sjell si “huazim i ri nga it. carta, me origjinë prej gr. χάρτης”. Porse Babinjioti (ELNEG 1591) shkruan se fjala gjendet që “në shek. e V para Kr. te Πλάτωγα me kuptimin fillestar të papirusit, por…fjala mund të ketë ardhur në Gadishullin Iberik nëpërmjet arabishtes ▪︎[qartâs]. Por prejardhja mbetet e paqartë”.
Është e qartë se gjuhësia krahasuese nuk mundet të japë zgjidhje etimologjike. E vërteta e fjalës gjendet brenda fjalës dhe etimologjia e saj del vetëm nëpërmjet embriomorfeve të shqipes. Rotacioni h:k (si te haos : kaos) jep barazimin:
harta = karta = carta.
E gjithë e vërteta e fjalës del nëpërmjet emërtimit nga funksioni. Cili është funksioni për të cilën është ndërtuar një kartë (carta), një hartë apo një letër? Sigurisht ato tregojnë e KALLZOjnë çka është shënuar brenda tyre dhe në to lihet një mesazh, një porosi, një histori, një llogari etj. dhe të jetë e KALLZUeshme, e ruajtshme, e lexueshme dhe e kuptueshme për të tjerët. Nëse karta, harta e letra kanë këto funksione, ato doemos do referojnë te embriomorfet. Ndaj shqipja, me rotacionet e njohura r:l e t:s:z, pozon:
KARTË =
KALTË = (r:l)
KALZË = (t:s:z)
KALëZË =
KA Lë ZË =
KA LË ZA =
KA Lë ZËrin =
KA Lë ZAnin =
KA LË ZO = KALLZON = tregon = dëfton.
Butrint Balaj

(GFS 173) foljen [kallzon] e sjell edhe si kompozitë kall + zon = kall + zan(in) = fut + za (sepse folja kall ka kuptimin fut). Në këtë kuptim që jep Balaj, fjala KARTA = KALZA = KALLZA = KALL-ZA = ZA I KALL = zë i kallur në letër = zë i futur në një objekt (letra) nëpërmjet shkrimit dhe në të [ka-lë(n)-za]nin.

Lexo po ashtu:  O moj Shqypni, e mjera Shqypni
Qartë duket se fjalia KA LË ZONin dha foljen KALLZO = KALZO = KALËZA = ka lë za =
KALZA =
KARZA = (z:s:t)
KARTA.
Në kuptimin e mësipërm edhe harta tregon një gjeografi të vizatuar që shpesh shoqërohet edhe me shkrime. Por, barazimet kuptimore te foljet më poshtë, japin: trego = dëfton = kallzon = kallzo = kalza = ka-lë-za = ka rë ta = karta = carta = harta (h:k).
Rotacionet e njohura l:r e t:s:z fjalës
LETËR të shqipes i japin këtë kuptim:
LESËR
LEZËR =
LE’ZËR(in) =
LE ZËN(ë).
Përfundimisht, si motivuam më lartë, fjalët ▪︎carta, ▪︎karta, ▪︎harta e ▪︎letër janë fjalë që motivohen mrekullisht nga shqipja dhe në bazë të parimit “fjala i takon gjuhës në të cilën motivohet etimologjikisht”, fjalët e mësipërme janë të ndërtuara nga embriomorfet e shqipes dhe janë të burimit dhe origjinës shqip. Përkundër këtyre tri etimologjive, do pranoheshi tri të tjera më bindëse, por kjo zor se ndodh, pasi fjalët janë krijuar vetëm me material gjuhësor (embriomorfe) shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *