Huawei ka hapur një qendër për zhvillim dhe inovacion në Beograd vetëm një jave pasi Serbia nënshkroi një marrëveshje në Uashington me të cilën u zotua për përjashtimin e gjigantit të teknologjisë kineze nga bashkëpunimi në rrjetin e saj 5G.

Qendra për Zhvillim dhe inovacion u hap të hënën në prezencë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ambasadorit kinez në Beograd, vetëm një javë pasi Serbia nënshkroi një marrëveshje kundërthënëse në Uashington që dukej sikur synim e kishte ta godiste përfshirjen kineze në zhvillimin e rrjetit 5G në Serbi.

Bërnabiq tha se qendra do të ndihmojë në digjitalizim të mëtejshëm të Serbisë, e gjitha kjo përkundër marrëveshjes në Uashington. Vendi ka qenë duke punuar në shumë teknologji të tjera me Huawei që janë parakusht për prezantimin e rrjetit 5G.

“Shumë gjëra janë duke u përgatitur me Huawein, të cilat do bëhen të qarta në muajt e ardhshëm ose për një vit,” tha Bërnabiq.

Ajo insistoi se bashkëpunimi me Huawein në prezantimin e rrjetit 5G në Serbi nuk e shkel marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Lexo po ashtu:  Zbulohen sinjale radioje jashtë galaktikës sonë

“Serbia nuk është e interesuar në teknologji të pasigurta, përkundrazi, është në interes të tenderit për prezantimin e rrjetit 5G që të jetë i hapur dhe transparent, derisa respektohen standardet ndërkombëtare, ku përfshihet edhe marrëveshja në Uashington,” tha ajo.

Marrëveshja e nënshkruar ndaras nga Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë 10 ditë më parë në prezencë të Donald Trump angazhoi Serbinë dhe Kosovën që të mos përdorin mjete të furnizuara nga “shitës të pabesueshëm” në rrjetin e tyre të telekomunikimit.

Nuk është përmendur emri i ndonjë firme, por administrata Trump ka qenë duke bërë fushatë ndërkombëtare ta ndalë rolin e Huaweit të Kinës në telekomunikim në Evropë.

Huawei ka prezencë në Serbi për një kohë të gjatë, duke rritur pjesëmarrjen në projekte të mëdha viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *