Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka përfunduar intervistimin pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se është marrë në pyetje tri ditë me radhë.

“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë se u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët për 20 orë, derisa ka thënë se nga dëshmia e tij duhet të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar komunikatën nr.59 dhe ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që e kanë shkruar komunikatën 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frigohen. Për 20 orë, të gjitha pyetjet që kanë pasur prokurorët, unë u jam përgjigjur. Mendoj që komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe, meqenëse më nuk do të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Geci për intervistimit.

Lexo po ashtu:  Sot Shqipëria s’di të përpunojë as leshin, humbja: 20 milionë euro në vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *