“Njeriu i fortë i Shqipërisë Edi Rama ndonëse bërtet me të madhe se kërkon pranimin e vendit në Bashkimin Europian ruan një tis shantazhi në ajër: “nëse ju më mbyllni portat unë do të jem i detyruar të kthehem nga Ankaraja”. Kështu shkruan në numrin e fundit të saj, e përjavshmja franceze “Marianne” e cila i kushton një analizë të gjatë mardhënieve shqiptaro turke me titullin : “Nën sqetullën e vëllait të madh turk”.

Natyrisht ashtu sikurse është bërë tashmë e zakonshme artikulli fillon me trafikun e drogës dhe me lojën e socialistëve për të gositur lazaratin për ta përhapur më pas këtë drogë në të gjithë vendin për përfitimet e tyre. Por ai bazohet tek roli neo-ottoman i Erdoganit mbi Shqipërinë. Ai thekson se kapitalet turke po investohen në ekonominë lokale dhe përmend bankën BKT, Eagle mobil dhe Albtelekom si dhe miniera, shkolla, spitale hidocentrale e natyrisht, Air Albania.

“Ky neo ottomanizëm ekonomik shoqërohet nga një diplomaci aktive fetare” shkruan Marianne e cila përmend ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan që po ndërtohet në qendër të Tiranës me 4 minare dhe që kushton 40 milionë euro të financuara nga vëllai i madh turk. Artikulli nuk harron të kujtojë se Erdogan që hiqet si “protektori i komuniteteve turke në Ballkan vuri gurin e parë të kësaj ndërtese, që do të nxërë 5 mijë besimtarë, gjatë inagurimit të saj në 2015 në Tiranë”. Sipas revistës kjo është pjesë e një strategjie pjesë e së cilës janë fondacione bamirëse dhe shkolla fetare që janë shumë pranë AKP (partisë në pushtet në Ankara).

Lexo po ashtu:  Kimete Berisha zbulon se çfarë janë duke bërë “argatët” e Edi Ramës kundër Albin Kurtit në Tiranë

“Përballë gjithë kësaj bujarie, kryeministri Edi Rama, i lindur në një familje katolike, nuk e ka vrarë shumë mendjen për të ekstraduar antarët e lëvizjes fetare të Gylenit që kur ky i fundit u bë armiku i presidentit turk” shkruan e përjavshmja franceze.

Revista që përmend rastin e Saimir Tahirit dhe të kryebashkiakëve të kriminalizuar mbështet tezën e pallateve që qëndrojnë bosh sepse janë ngritur për të pastruar paratë e drogës. Por e një ton ironik ajo e mbyll artikullin me historinë e tërmetit për të cilin u premtuan shumë ndihma nga jashtë, por vetëm ato turke kanë mbërritur.

Permblodhi nga Marianne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *