Të huajt në Gjermani fitojnë mesatarisht 900 euro më pak në muaj sesa qytetarët vendas, sipas statistikave nga Agjencia Federale e Punës.

Vitin e kaluar, qytetarët gjermanë kishin të ardhura mesatare mujore prej 3,509 euro bruto, dhe të huajt 2,614 euro, që është më pak për një të katërtën.

Diferenca midis gjermanëve dhe të huajve është veçanërisht drastike kur bëhet fjalë për të sapoardhurit nga Siria, Afganistani ose Eritreja, të cilët fitojnë 1,475 euro më pak se vendasit. Në veçanti, diferenca u rrit në vitet e mëparshme, pasi në 2010 ajo arriti në 11.6 për qind, ose 317 euro.

Dallimi nuk mund t’i atribuohet vetëm arsimit, pasi ai ekziston edhe midis punëtorëve të pakualifikuar – të huajt marrin 415 euro më pak se gjermanët.

Punëtorët e pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor fitojnë 208 euro më pak në muaj, ndërsa njerëzit nga vendet e refugjatëve fitojnë 657 euro më pak në muaj. Vetëm 16 për qind e të gjithë punonjësve gjermanë punojnë në të ashtuquajturin “sektor me paga të ulëta”, ndërsa pjesa e të huajve është 37 për qind.

Lexo po ashtu:  Pas diplomimit, 6 arsye për të mos u stresuar rreth punësimit

Sipas Agjencisë Federale të Punës, në dhjetor të vitit të kaluar, 21 milion shtetas vendas dhe tre milionë të huaj kishin një punë me orar të plotë në Gjermani.

Qeveria gjermane shpjegon ndryshimin në pagë duke thënë se punëtorët nga jashtë shpesh kanë më pak përvojë dhe ekspertizë, dhe punësimi i më shumë të huajve gjithashtu mund të ketë një “efekt në presionin mbi pagat mesatare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *