Duket se qeveria shqiptare ka një barrë relativisht të ulët në trajtimin e pandemisë duke sjellë me dështimin e vet edhe një situatë të paparashikuar. Të paktën kjo gjë pretendohet nga zëra publikë në Greqi. Në një shkrim në gazetën greke “Kathimerini” analisti Stavros Tzimas rrëfen një bashkëbisedim që ka ndarë me Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, sipas të cilit pandemia ka goditur veçanërisht zonat e minoritetit grek në Jug të vendit. Ose sipas Tzimas problemet e tyre janë një shqetësim i posaçëm i Janullatos që nuk i fsheh ndjesitë e tij si njeri me origjinë greke.

Këtu problemi human shndërrohet në problem politik të dyanshëm, për sa kohë që nevojat shëndetësore të banorëve të fshatrave të pakicës greke po plotësohen aktualisht në Greqi duke provokuar një shqetësim të paparashikuar.

Anastasi nuk është një zëdhënës i interesave greke në Shqipëri siç u pëlqen të thonë disa ultranacionalistëve tanë hajvanë. Ai është lideri fetar I 25% të popullsisë orthodhokse të vendit – shqiptarë ose të tjerë- dhe një mbrojtës I imazhit pozitiv të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Megjithatë, gjaku që rrjedh në venat e tij është grek dhe kjo e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj situatës së vështirë të të moshurave minoritarë pa ndihmë që po luftojnë për të mbijetuar në sprovat e pandemisë në fshatrat malorë të Shqipërisë së Jugut, pa mbështetje nga të rinjtë që kanë emigruar. Me pensione vetëm 60 eurp, ata duhet të paguajnë 200 euro apo më shumë që të testohen për koronavirusin në qendrat shëndetësore shqiptare që kanë besueshmëri të diskutueshëm në mënyrë qëtë kalojnë drejt Greqisë dhe të marrin trajtim mjekësor në Janinë, Prevezë, Kostur apo qytete të tjera afër kufirit.

Kryepeshkopi Anastas më rrëfeu se ai trokiti – metaforikisht – në shumë dyer në Athinë për të kërkuar për krijimin e një qendre të përkohshme testimi në kufirin greko-shqiptar në mënyrë që të ndihmohen rezidentët e moshuar, por deri më tani “asnjë derë nuk është hapur”. Kështu që le të ndalojmë së pretenduari: Jemi ne që po boshatisim fshatrat e pakicës greke në Shqipëri, shkruan Tzimas.

Lexo po ashtu:  “Kënaqësia është pasuria natyrale, luksi është varfëria artificiale.”

Kjo dukuri i ka shpëtuar medias shqiptare, apo zëdhënësve të nacionalizmit të kërcurit dhe flamurit të cilët kanë rast të kuptojnë këtu sesi të qenit një shtet paçavure ndihmon në nxitjen e një lëvizjeje të tillë fatlume nga një pikëpamje ksenofobe dhe etnocentriste. Dhe kjo është diçka e pafalshme për sherrxhinjtë e kurdisur të nacionalgjullurdisë kuqezi, ndërkohë që sidoqoftë konstatimet e Tzimas janë të diskutueshme dhe duhen marrë me rezervë.

I vetmi element që meriton vëmendje këtu është pagesa 200 euro për testime, diçka që është shqetësim për xhepin e të gjithëve sidomos që tanimë po hidhen në qarkullim disa versione testesh me standarde që mundësojnë që të mos shndërrohet edhe koronavirusi si tregu i karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *