Njëherë e një kohë në një fshat, ishte një baba tashmë në moshë të thyer.

Ai nuk e kishte parë të birin prej disa vitesh dhe donte ta takonte tani që jetonte në qytet. Ai filloi udhëtimin e tij dhe shkoi në qytet ku djali i tij punonte dhe jetonte.

Ai shkoi në vendin nga ku ai kishte marrë letra për një kohë të gjatë. Kur ai trokiti në derë, u ngazëllye dhe buzëqeshi me gëzim se do të takonte djalin e tij. Për fat të keq, dikush tjetër hapi derën.

Babai pyeti: “Ma merr mendja se Tomasi jeton këtu, apo jo!” Personi që i hapi derën i tha: “Jo! Ai ishte larguar nga këtu dhe është zhvendosur në një vend tjetër.

Babai u zhgënjye dhe po mendonte se si do ta gjente djalin e tij, por kur i treguan adresën e re të të birit, ai vazhdoi rrugën gjithë shpresë.

Ai shkoi në zyrë dhe pyeti në recepsion: “A mund të më tregoni se ku e ka zyrën Tomasi, ju lutem?”

Portieri i recepsionit e pyeti: “A mund ta di se si çfarë ju lidh me Tomasin? Kush jeni ju?”

Babai iu përgjigj me edukatë duke i thënë: “Unë jam babai i tij.

Recepsionisti i tha të priste për një moment sa të bisedonte me Tomasin. Tomasi u trondit dhe i tha recepsionistit ta dërgonte menjëherë babanë e tij në zyrë.

Babi hyri në zyrë dhe kur pa të birin, sytë e tij u mbushën me lot. Tomasi ishte i lumtur që prej kaq kohësh po e shihte babanë.

Lexo po ashtu:  Njihuni me “gjeniun” shqiptar/ Noeli, 11-vjeçari bën shpikjen e parë

Ata biseduan për pak dhe pastaj babai i tha të birit: “Bir! Nëna dëshiron të të shohë. A mund të vish në shtëpi me mua?”

Tomasi u përgjigj: “Jo baba. Nuk mund të vij. Unë jam shumë i zënë duke punuar mbi karrierën time dhe është e vështirë për mua të gjej kohë të lirë për t’ju vizituar, pasi në duar kam plot punë stresuese“.

Babai i dha një buzëqeshje, por të vrarë dhe tha: “Mirë, bir! Ti vazhdo bëj punën tënde. Unë do të kthehem në fshat sot në mbrëmje.”

Thomas e pyeti nëse donte të qëndronte për disa ditë me të, por babai pas një çasti heshtjeje i tha:

Biri im, ti je shumë i zënë me detyrat e tua. Unë nuk dua të të shqetësoj ose të bëhem barrë për ty. Shpresoj të gjesh ndonjëherë një mundësi për të na takuar, do të na lumturoje pafund“.

E përshëndeti dhe u largua.

Pas disa javësh, Tomasin po e brente ndërgjegjja se pse babai i tij erdhi vetëm pas një kohe të gjatë dhe po ndihej keq për mënyrën sesi e trajtoi babanë e tij. Ai ndihej fajtor dhe mori disa ditë pushim dhe shkoi në fshatin e tij për të takuar prindërit.

Kur shkoi në vendin ku ai ishte lindur dhe rritur, pa se prindërit e tij nuk ishin atje. Ai u trondit dhe i pyeti fqinjët: “Çfarë ka ndodhur? Prindërit e mi duhet të ishin këtu. Ku janë ata tani?”

Fqinjët i dhanë adresën e vendit ku po qëndronin prindërit e tij.

Lexo po ashtu:  Horoskopi i muajit Shkurt 2022. Çfarë ju rezervon pranvera në ardhje?

Djali nxitoi drejt vendit dhe vuri re se vendi ishte si një varrezë. Sytë e Tomasit u mbushën me lot dhe filloi të ecë ngadalë, këmbët nuk po i bindeshin. Babai i tij e vuri re të birin në një distancë të largët dhe tundi dorën për të tërhequr vëmendjen e tij.

Thomas e pa babanë e tij dhe vrapoi drejt tij që ta përqafonte.

“Si je, biri im? Çfarë befasie të të shoh këtu. Nuk e prisja që do të vije në këtë vend.”

Tomasi u ndie i turpëruar dhe e mbante kokën poshtë. Babai i tha: “Pse ndihesh keq? A të ka ndodhur ndonjë gjë?

Jo, baba, – ia ktheu Tomasi, “por, unë nuk e kisha menduar kurrë se do të të shihja në këtë gjendje në fshatin tonë”.

Babai buzëqeshi lehtas dhe i tha:

Unë pata marrë një hua kur ti u transferove në qytet për të studiuar dhe për të paguar arsimin tënd, pastaj përsëri kur pate nevojë për një makinë, por për shkak të një humbjeje në bujqësi, nuk munda të shlyeja kredinë.

Kështu që mendova të të afrohesha për një ndihmë, por ishe shumë i zënë dhe i stresuar me punën tënde. Unë nuk desha të të ngarkoj edhe me këtë problemin tonë dhe qëndrova në heshtje, por mu desh ta lija shtëpinë tonë për të shlyer huanë”.

Tomasi pëshpëriti me gjysëm zëri:

Lexo po ashtu:  Ekspertët të bindur: Marsi ka ujë, është ‘varrosur’ poshtë sipërfaqes

“Ti duhet të më kishe thënë, baba. Unë nuk jam një i huaj.”

Babai iu kthye dhe i tha:

“Ti ishe shumë i zënë dhe i stresuar me punën tënde, gjë që më bëri të mos flisja. E gjitha ajo që donim, unë dhe nëna jote, ishte lumturia jote. Kështu që unë nuk fola.”

Tomasi filloi të qante dhe përqafoi babanë e tij përsëri. Ai kërkoi falje babait të tij dhe kërkoi që ta shlyente gabimin e tij.

Babai buzëqeshi dhe tha:

“Nuk ka nevojë, biri im. Jam i lumtur me atë që kam tashmë. Gjithçka që dua është që ti të gjesh kohë për ne. Ne të duam shumë dhe në këtë moshë të thyer që jemi ne, është e vështirë që të udhëtojmë për të të parë shpesh.”

Prindërit gjithmonë do të jenë atje dhe do të bëjnë gjithçka që munden vetëm për t’ju bërë të lumtur. Ne i marrim ato si të mirëqena, nuk i vlerësojmë të gjitha ato që bëjnë për ne deri sa të jetë tepër vonë.

Kur të gjeni rrugën e suksesit në jetën tuaj, vazhdoni, por mos i lini prindërit tuaj prapa pasi ata janë arsyeja e vërtetë e suksesit tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *