Katër qen Covid-19 kanë filluar punën në aeroportin e Helsinkit në një skemë pilot të financuar nga shteti që studiuesit finlandezë shpresojnë se do të sigurojë një metodë alternative të lirë, të shpejtë dhe efektive për të testuar njerëzit koronavirusin.

Një qen është i aftë të zbulojë praninë e koronavirusit brenda 10 sekondave dhe i gjithë procesi zgjat më pak se një minutë për të përfunduar, sipas Anna Hielm-Björkman të Universitetit të Helsinkit, e cila po mbikëqyr testimin.

Pas mbledhjes së bagazheve, udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë u kërkohet të lyejnë qafat me një shami. Në një kabinë të veçantë, kontenieri që përmban shaminë vendoset më pas pranë të tjerëve që përmbajnë aroma të ndryshme dhe qeni fillon të nuhasë.

Në testet paraprake, qentë – të cilët më parë janë përdorur për të zbuluar sëmundje të tilla si kanceri dhe diabeti – ishin në gjendje të identifikonin virusin me gati 100% saktësi, madje edhe ditë para se pacienti të shfaqte simptoma.

Lexo po ashtu:  10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet

Studiuesit në Australi, Francë, Gjermani dhe Britani thuhet se po punojnë në projekte të ngjashme, por Finlanda është vendi i parë në Evropë që po e përdor zyrtarisht këtë metodë.

Burimi: The Guardian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *