Ish-ushtari i UÇK’së, Salih Mustafa, është personi i parë që është arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën dhe sipas saj, këto janë veprat për të cilat Mustafa dyshohet dhe për të cilat mban përgjegjësi penale:
34. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 12-13, 19, 23-26 dhe 29 më lart, Salih MUSTAFA kreu fizikisht, urdhëroi dhe/ose nxiti krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe torturës. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 7-11, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA, përmes pjesëmarrjes së tij në një ndërmarrje kriminale të përbashkët, kreu dhe/ose ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e krimeve të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 14-17, 18-19, 21-27, 29 dhe 31-32 më lart, Salih MUSTAFA gjithashtu dinte ose kishte arsye të dinte se vartësit e tij ishin në prag të kryerjes ose kishin kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, dhe nuk mori masa të nevojshme e të arsyeshme për parandalimin e akteve të tilla, ose për ndëshkimin e kryesve.

35. Salih MUSTAFA mban përgjegjësi penale individuale për:
Pika 1: NDALIM ARBITRAR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit;
Pika 2: TRAJTIM MIZOR në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit;
Pika 3: TORTURË në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; dhe
Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në kompleksin e ndalimit në Zllash afërsisht midis 19 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a), dhe16(1)(c) të Ligjit.




