Një në 3 prindër nuk kanë ndërmend ta vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin këtë sezon, pavarësisht kërcënimit nga vala e dytë e Covid-19, thuhet në një sondazh të realizuar në Amerikë. Zyrtarët shëndetësorë kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit këtë vit, pjesërisht për të kufizuar trysninë në sistemin shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit. Nëse gripi nuk kontrollohet spitalet mund të mbingarkohen duke u marrë me të dyja viruset, shprehen ata.

Pavarësisht kësaj, 32% e prindërve shprehen se nuk ka shans që fëmija e tyre të bëjë vaksinën. Ndërsa 42% e prindërve thonë se janë të shqetësuar për efektet anësore të vaksinës së gripit. Ndërkohë, prindër të tjerë besojnë se vaksina e gripit nuk është e nevojshme (40%) ose efektive (32%). Ndërsa 9% e prindërve nuk ia bëjnë vaksinën fëmijëve, sepse ata kanë frikë nga gjilpërat. Ka akoma. Dy të tretat e prindërve po mendojnë t’ia bëjnë vaksinën këtë vit, pra 49% e tyre.

Epidemiologia pranë OBSH-së, Dr. Maria Van Kerkhove deklaroi se do të jetë shumë e vështirë të dallohet kush ka grip dhe kush Covid-19. “Nëse bëjnë vaksinën, prindërit do të jenë në gjendje të zvogëlojnë numrin e shtrimeve në spital dhe vizitat me mjekët, si dhe të ulin nevojën për teste diagnostike për të dalluar gripin nga COvidi.”- u shpreh epidemiologia.

Lexo po ashtu:  Është ushqimi i preferuar i dimrit, por a e dini kur duhet të fillojnë fëmijët të hanë fasule?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *