Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing se policitë e huaja të autorizuara nga Gjykata Speciale kanë kryer arrestimet e liderëve të OVL-UÇK’së.

“Kam folur dy herë me Nasimin dhe një herë me Gucatin pas arrestimit. Procedurat janë kryer me një aksion të policisë. Kemi menduar se janë të EULEX’it, por tash po na del se janë katër polici në Kosovë. Vendimi për arrestimin e tyre na është treguar. Ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër. Nasimi ka qenë shumë i zëshëm. Para se të futej në emision është arrestuar ka qenë një kërkesë e tij që të mos arrestohet nga policia e Eulexi’t. Por tash na doli se është një polici krejt tjetër”, ka thënë ai.

“Gjatë asaj dite ka qëndruar në Prishtinë dhe me veturë është dërguar në aeroport me një aeroplan special janë dërguar në Hagë”, shtoi Gashi.

Lexo po ashtu:  Priten mbi 6 milionë pasagjerë në 2023, ardhja e “Ryanair” rrit konkurencën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *