Dita Botërore e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator në shumë vende të botës, në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sot dy përkthyesit themeltarë dhe madhështorë të gjuhës shqipe, Kostandin Kristoforidhin dhe Fan Nolin.

Nderimi më i merituar është shfletimi i veprës së tyre të dhuntishme dhe vigane, e ngjizur në kundërshtime, vuajtje, endje dhe privime të mëdha.

Kostandin Kristoforidhi përpiloi në Maltë dorëshkrimin “Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta” më 1860. I pajtuar prej Shoqërisë Biblike, Biblës i përktheu Besëlidhjen e Re, e cila u botua në Stamboll; Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve më 1866 në variantin gegnisht me shkronja latine dhe më 1879 në variantin toskërisht me shkronja greke. Gjithashtu përktheu dhe iu botuan libra të ndryshëm të Besëlidhjes së Vjetër. Mes dy botimeve përktheu dhe iu botuan Psalmet (1868 toskërisht Psalltiri, 1869 gegërisht Psalteri), Alfavitarin shqip (gegnisht 1866 & 1872, toskërisht 1872). Më 1870 është botuar Historia e shenjtësë shkronjë/Istoria e shkronjësë shënjtëruarë për djemtë, një përmbledhje e thjeshtuar dhe pjesë nga Dhiata e Vjetër, e cila merr rëndësi për informacionin në gjuhën shqipe për Biblën si tekst, autorësinë, historikun e librave të Biblës dhe veprimtarinë e Shoqërisë Biblike. Nga duart e tij dolën disa përkthime dhe ai vetë, me trastën e librave në krahë, merrej me shitjen e përkthimeve dhe të abetareve të veta.

Lexo po ashtu:  “Vrapojnë zemrat” poezi plot ndjenja nga Lasgush Poradeci. Bën mirë ta lexosh!

Ndërsa, kontributi më i gjerë i Fan Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndër përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike. Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.

Më poshtë po i sjellim disa nga përkthimet e këtyre figurave të shquara shqiptare.

1. Përkthimet e Kristoforidhit gegërisht (6 libra):

http://albanianorthodox.com/…/k-kristoforidhi-gegerisht/

2. Përkthimet e Kristoforidhit toskërisht (9 libra):

http://albanianorthodox.com/…/k-kristoforidhi-toskerisht/

3. Përkthimet liturgjike shqip, shumicën e botimeve liturgjike anglisht, si dhe botimet muzikore kishtare shqip e anglisht të Imzot Fan Nolit (15 libra):

http://albanianorthodox.com/…/perkthimet-e-imzot-fan-s…/

4. Përkthimet biblike të Imzot Nolit anglisht (tre libra):

Fan S. Noli (Anglisht)

5. Veprën “Hamleti” të Imzot Fan Nolit:

Fan S. Noli

6. Në këtë projekt tjetër të mrekullueshëm, “Libraria ime”, mund të lexoni vepra të tjera përkthyer prej Fan Nolit, si dhe vepra prej përkthyesish të tjerë të letërsisë botërore në gjuhën shqipe, tok me libra historikë, studimorë, etj (162 libra shqip):

Lexo po ashtu:  Shkova në Tiranë 6 ditë e netë, derë më derë shazoten e nuk ma dhanë lejen me shkue me vorros tem vlla

https://fliphtml5.com/bookcase/kkgnu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *