Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot ndër të tjera gjatë mbledhjes së përbashkt me qeverinë e Kosovës, edhe për projektin e Minishengenit.

“Natyrisht që më vjen shumë mirë që tanimë tabuja e Shengenit rajonal ka rënë dhe Shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë, në çfarëdo moshe qoftë, nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë, duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë këtej dhe andej bjeshkëve. Shengeni rajonal është një projekt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tonë, për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Është një projekt transformues për mënyrën e të jetuarit në një rajon, ku duhet të bëjmë çmos dhe është detyrimi ynë të bëjmë çmos për t’u shkëputur nga e shkuara, por edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia, e cila mund dhe do të realizohet vetëm në rrugë diplomatike dhe përmes mençurisë, durimit dhe aftësisë për të fituar një betejë si kjo, që është diplomatike sot, nuk është ushtarake”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Lexo po ashtu:  Pesë mosmarrëveshjet e mëdha aktuale ruso-amerikane

Referimi i tij për këtë argument siç mund të shihet është i paqenë. Për minishengenin e njoftuar prej tij nga Novisadi nuk ka patur ndonjë tabu. Ka patur lojëra politike, në kundërveprim ndaj personalizimit që zotëria i bën projekteve bombastike që dalin në media, pasi pranoi përjashtimin e Kosovës.

Nga ana tjetër, zoti Rama është përfaqësues politik, jo pronar i shqiptarëve dhe as ai dhe askush tjetër, sado i fuqishëm të ndihet dhe sado pasuri të ketë plaçkitur, nuk mund të flasë me tone kategorike. Sepse historinë nuk e bëjnë fjalitë dhe deklaratat, por aktet.

Minishengenin e ka kundërshtuar biznesi, i Kosovës dhe Shqipërisë, atë nuk e kupton askush se çfarë do të thotë, pasi edhe promovuesit e tij si puna e z. Rama e reduktojnë atë te lëvizja e lirë që ekziston. Një kryeministër punon që ta sqarojë një nismë, që të përfshijë vërejtjet dhe shqetësimet. Zotëria në fjalë preferon retorikën pse aty mundet të strehojë propagandën e vet e bashkë me të edhe ëndrrat për të hyrë në histori. Në fakt në histori ka hyrë, si statistikë, por nuk ka bërë histori. Kemi 7 vjet që shohim shashka strategjike pas të cilave nuk ndryshon asgjë.

Lexo po ashtu:  Themeluesi i Tesla, Elon Musk bën thirrjen: “Fshijeni Facebook, sepse është kot”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *