Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur që Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2020 ta ndaj në tri pjesë, në mes të Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez për zbulimet e tyre rreth vrimës së zezë, shkruan MekuliPress.com

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare në Facebook e Çmimit Nobel.

“Me një gjysmë (shpërblehet) Roger Penrose “për zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fortë i teorisë së përgjithshme të relativitetit” dhe gjysma tjetër për Reinhard Genzel bashkë me Andrea Ghez “për zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë”, thuhet në njoftim.

Përderisa Roger Penrose tregoi se teoria e përgjithshme e relativitetit çon në formimin e vrimave të zeza, në anën tjetër Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez zbuluan se një objekt i padukshëm dhe jashtëzakonisht i rëndë udhëheq orbitat e yjeve në qendër të galaktikës sonë.

“Zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë hapur terren të ri në studimin e objekteve kompakte dhe supermasive. Por këto objekte ekzotike ende paraqesin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe motivojnë kërkimet e ardhshme. Jo vetëm pyetje në lidhje me strukturën e tyre të brendshme, por edhe pyetje se si të provojmë teorinë tonë të gravitetit në kushte ekstreme në afërsi të një vrime të zezë, ”thotë David Haviland, kryetar i Komitetit Nobel për Fizikën.

Lexo po ashtu:  U shpenzuan miliarda lekë për ta ndërtuar, njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri

Ky çmim nënkupton një të arritur të madhe, të vërtetuar ndërkombëtarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *