Këshilli Evropian ka përditësuar listën e parajsave fiskale, vende që garantojnë taksa të ulëta ose edhe zero, gjë që i kthen ato në një lloj strehe për evazionin fiskal. Anguilla, një territor britanik i vendosur në Karaibe dhe Barbadosi kanë hyrë në listë. Ndërsa kanë dalë Ishujt Kajman dhe Omani, sepse kanë miratuar reformat e nevojshme për të përmirësuar kornizën e tyre të politikës fiskale.

Anguilla dhe Barbados u përfshinë në listën e BE pas raporteve të botuara nga Forumi Global mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Qëllime Tatimore, i cili uli vlerësimet e Anguillas dhe Barbadosit, përkatësisht, në “jo të pajtueshme” dhe “pjesërisht në përputhje me standardin ndërkombëtar për transparencën dhe shkëmbimin e informacionit sipas kërkesës”. Pas këtij përditësimi, janë dymbëdhjetë juridiksione të mbetura në listën e BE: Samoa Amerikane, Anguilla, Barbados, Fixhi, Guam, Palau, Panama, Samoa, Seychelles, Trinidad dhe Tobago, Ishujt Virxhin të ShBA dhe Vanuatu.

Ishujt Kajman janë hequr nga lista e parajsave tatimore pasi miratuan reforma të reja brenda kornizës së saj mbi fondet e investimeve kolektive shtatorin e kaluar. Omani u konsiderua në përputhje me të gjitha angazhimet e tij pas ratifikimit të Konventës së OECD për Ndihmën e Ndërsjellë Administrative në Çështjet Tatimore, si dhe pasi kishte miratuar një ligj për të lejuar shkëmbimin automatik të informacionit dhe pasi kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të aktivizuar marrëdhëniet e saj të shkëmbimit të informacionit me vendet anëtare të BE-së.

Lexo po ashtu:  Aftësia e të menduarit shpejt është e lindur

Lista e BE-së përfshin një numër vendesh jo-anëtare të BE-së që inkurajojnë praktika abuzive të taksave, të cilat dëmtojnë të ardhurat nga taksat për vendet anëtare. Duke identifikuar këto vende në nivelin e BE-së, vendet anëtare mund të veprojnë së bashku për t’i nxitur këto shtete drejt zbatimit të reformave. Qëllimi nuk është të stigmatizohen, por të inkurajohen ndryshime pozitive në ligjet dhe praktikat përkatëse tatimore përmes bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *