Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë, dhe kjo si rezultat i pandemisë së coronavirusit, e cila krijoi një kërdi në të gjithë botën. Tregu i smartfonave gjithashtu ka pësuar rënie, dhe një raporti i ri nga Counterpoint Research zbulon sesa e rëndë është kjo situatë. Tregu global i smartfonave ra me 23 për qind nga viti në vit në tremujorin e dyte të vitit 2020.

Të ardhurat ranë me 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, sipas Counterpoint Research, Apple bëri shumë para në treg pavarësisht se ishte shitësi numër tre pas Huawei dhe Samsung. Sa i përket të ardhurave, Apple mblodhi 34 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave në vitin 2020.

Huawei, i cili është udhëheqës i tregut, kishte 20 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave, ndërsa Samsung kishte 17 për qind të të ardhurave. Vivo kishte 7 për qind të të ardhurave të tregut, ndërsa Oppo kapi 6 për qind të grumbulluar.

Lexo po ashtu:  Australia investon 1 miliardë dollarë në siguri kibernetike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *