Ilir Muharremi

Shkrimet e mëdha burojnë nga gjaku dhe shpirti pastaj shndërrohen në gjëra të mëdha që janë të thejshta dhe modeste. Leo Tolstoy, shkrimtar i madh, filozof, asnjëherë nuk e fitoi çmimin Nobel. Henrik Ibsen, shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

Shkrimtari a duhet ta njohë lexuesin për të bërë diçka më ndryshe për lexuesin? Nganjëherë e keqja është se secilit i mundësohet të lexojë gjithçka, e sipas Nietzsches “Na u prish si të shkruarit, ashtu edhe të menduarit”. Shkrimtari i mirë shkruan me fjalë të urta dhe shpirti i tij mësohet edhe përmendsh.

Vujtja, ajri i pastër dhe i rrallë, rrënkimet e shpirtit, kotësia, fantazmat, ngjitja në malin më të lartë dhe jo tallja me dramat njerzore siç ëndërronte Nietzsche, por përjetimi i tyre, këto vargje duhet të zënë vend në fletën e pafajshme të bardh.

Lexo po ashtu:  Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Çmimi Nobel për letërsi nuk mund të jetë i mallkuar ose dashakeqës për shkrimtarët shqiptarë e gazmor dhe vlersues për autorët të tjerë. Ismail Kadare çdo vit zë vend aty, por nuk arrin të prekë çmimin e madh. Haruk Murakami po ashtu. Të dy këta shkrimtarë më shumë duhet t’i besojnë veprës së tyre se sa këtij trofeut. Çmimi nuk e ngritë krijuesin dhe ai nuk shkruan për ngritje dhe lavdata. Ai ndjen një tepricë në shpirt dhe ka dëshirë ta njoftoj botën për këtë copëz shpirt. Kjo copëz shpirt nuk është më tërheqëse më e thellë, më atraktive në poezitë e fitueses së sivjetme të çmimit Nobel për letërsi Luise Glück se sa te Kadae ose Murakami, apo Tolstoi e Ibseni. Mitet, legjendat shqiptare të rrëbyera nga e kaluara dhe e sotmja Kadare a i rendit në gjuhën e bashkëkohësisë sipas vlerësimit të Nobelit, dhe kjo copëz shpirt a arrin të rrëmbej zemrat e komisionit? Këtë duhet ta diskutoj shkrimtari pranë pasqyrës së tij. Unë dhe shqiptarët e tjerë do të ndjehemi të  lumtur sikur ta fitonte Kadare këtë çmim, por më i lumtur do të ndjehesha sikur ta fitonte vepra që ka vendbanim krejt globin. Artisti nuk shkruan vetëm për vetveten, por i shërben gjithë botës dhe është i krejt botës, e copëzat e shpirtit të tij pikojnë në zemrat e çdo race.

Lexo po ashtu:  Drejt emergjencës politike

Louise Glück fitoi këtë çmim për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale. Sa gjej vetveten unë në këtë peizazh poetik pamor nga imagjinata e saj. A dashuroj jetën përmes vargut të saj apo e dashuroj ashtu vetëm siç jemi mësuar ta dashurojmë?

Gjë e madhe

është të mos  kesh

mendje. Ndjenjat:

oh, i kam ato;

ata më qeverisin mua. Unë kam

një zot në parajsë

quhet dielli

Mendja dhe ndjenjat, mendja braktiset derisa ndjenjat janë më të kuptueshme dhe vargu krijon përfytyrimin nga thelbi pra ndjenja. E gjithçka materializohet kur njeriu mbërrinë në parajsë, pra i nënshtrohet diellit. “Zjarr jam unë mesiguri”, shkruante Nietazsche.

 

Dyshoj që

ti ke një zemër, në kuptimin tonë të

atij termi. Ju që nuk bëni diskriminim

midis të vdekurve dhe të gjallëve, të cilët janë, si pasojë,

e imunitetit ndaj paralajmërimit, mund të mos e dini

sa terror kemi, fleta e ndotur,

gjethet e kuqe të panjës që bien

edhe në gusht, në errësirën e hershme:

Glück lë hapësirë që imagjinata jonë të gërmoj, përjashton metaforën i jep rëndësi kuptimit të çveshur dhe të thjeshtë. Fuqia në vargjet e saj është fjala, nënteksti dhe pushtimi i asaj copëze shpirti.

Lexo po ashtu:  Alpha Bank në shitje/ Greqia e shqetësuar për humbjen e tregut shqiptar

Ne që veç mendojmë që Kadare duhet të renditet prej shqiptarëve në listen e Nobelit, mund të ketë edhe shqiptarë të tjerë, të cilët janë të fuqishëm, të pa dëgjuar, të strukur brenda katër mureve duke luftuar me shpirtin dhe ndjenjat, duke u përpjekur të globalizohen në heshtje. Vet fakti që Glück nuk përmendet në Evropë, tregon se Nobeli hulumton madhështinë e poetëve të heshtur. Kush do t’i çertifikoj dhe vlersoj veprat e autorëve të pa dëgjuar? A kemi luan të heshtur të letërsisë përveç Kadaresë? Unë besoj që kemi shkrimtarë joshës vetëm duhet të hulumtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *