Në vitin 1985 Ismail Kadare shkruante “Vdekja e gruas ruse”, një histori për fatin e grave të ish-Bllokut komunist që u martuan me burra shqiptarë dhe që shteti shqiptar i tradhtoi. Njëzet vjet më vonë, shkrimtari deklaron publikisht: Të kërkohet falje për gratë e huaja të burgosura. Në janar 2008 në Qendrën Kombëtare Kinematografike, kryetari i saj, Xhevdet Feri, na konfirmoi prurjen e një projekti për zhvillim, skenari i shkruar nga Ismail Kadare.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kur dy shtete përplasen, shumë fate njerëzish të gjendur midis, përmbysen. Por, kur përplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithçka është dyfish dramatike. Kjo është historia e grave të huaja të kampit socialist që u martuan me burra shqiptarë,dhe ashtu si sorkadhet e trembura, u gjendën befas midis kacafytjes së dy shteteve të bllokut komunist. Ky është thelbi i filmit-rekuiem për këto gra. Skenari në shqip është gati 150 faqe, është përkthyer tashmë në frëngjisht nga Artan Kotro, rezident në Paris, përkthyes i veprës së Kadaresë për botimet Fayard si dhe në rusisht nga përkthyesi i Kadaresë në Rusi, Vasili Tyhin.

Me sa arritëm të mësojmë nga anëtarë të bordit për projektin “Sorkadhet e trembura” i shkruar nga Kadare, ajo dramë do të jepet që nga ngjizja deri në kulmin e saj, sepse qëllimi është që “të rrëfehet krimi”, që të jepet sakrifikimi i grave ruse që bashkë me dashurinë për burrat shqiptarë po sillnin sharm, kulture, profesionalizëm dhe në fund edhe modele të vuajtjes, siç do të shkruante njëherë Pëllumb Kulla për njërën nga ato, Maria Rafaeli. I penguan të merrnin dokumentet për t’u kthyer në vendin e tyre, i penguan të çonin dhe të merrnin letra me familjet e tyre (letrat që s’u dërguan dhe që s’u morën kurrë që sot ndodhen në arkivin e Ministrisë së Rendit, janë shfrytëzuar posaçërisht për projektin “Sorkadhet e trembura), u përpoqën t’i rekrutonin si agjente sekrete dhe t’i spiunonin nga “shoqet” shqiptare, informatoret pranë tyre.

Lexo po ashtu:  Një anëtar i ISIS-it ndaloi makinën e një çifti të krishterë....

Kështu, gratë ruse u ndjenë të tradhtuara nga të dy vendet, nga atdheu që lanë si dhe ai që gjetën, në momentin që miqësia mes popujve u provua që është edhe një sistem “i krijuar nga diktaturat”.

Historia e shkruar nga Kadare është një histori dramatike e jetës së një çifti intelektual i mbikëqyrur nga Sigurimi i Shtetit. Në këtë mes, gratë ruse, peng i dashurisë në një krah dhe në tjetrin, peng i idealit të kampit socialist.

Për këtë skenar është shfrytëzuar, me miratimin e ministrit Bujar Nishani, arkivi i Ministrisë të Rendit dhe u studiuan nga produksioni mbi 3000 faqe të dosjeve hetimore të grave ruse dhe të huaja të martuara në Shqipëri, viktima të totalitarizmit shqiptar.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Të rrëfehet krimi”, që të jepet sakrifikimi i grave ruse që bashkë me dashurinë për burrat shqiptarë po sillnin sharm kulture, profesionalizëm dhe në fund edhe modele të vuajtjes

Deklarata

“Ka krime për të cilat përgjigjet regjimi, ka krime që duhet të përgjigjet shteti. Dhe unë mendoj se shteti shqiptar duhet t’iu kërkojë ndjesë atyre shteteve prej nga vinin gratë e huaja që u dënuan në Shqipëri. Sigurisht ky është një krim i vogël në raport me krimet e komunizmit në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje e pastër ndaj atyre grave që i cilësuan spiune”, pat thënë për “Shekullin” shkrimtari.

Lexo po ashtu:  PO VDES NANË, SOT PO VDES

“Ka qenë një nga shëmtitë më të mëdha të shtetit shqiptar, nuk po them më të regjimit por të shtetit shqiptar, që gratë e gjora të huaja, të mbetura në Shqipëri, pas prishjes, pas shkëputjes së Shqipërisë nga kampi socialist, u futën në burg njëra pas tjetrës, ka qenë një hakmarrje burracake. Shteti shqiptar nuk kapte dot spiunët e KGB, nuk kapte spiunët e Gjermanisë, Hungarisë, dhe në mënyrë burracake kapi gratë e tyre, i futi në burg, iu la fëmijët rrugëve. Ishin krime të regjimit, por ka disa krime që shteti merr përgjegjësi në vazhdimësi historike.”

Listë e grave ruse të burgosura në Shqipëri

Tre gratë që u arrestuan të parat:

– Nadjezhda Sidorova (me mbiemër Kabashi nga burri). E dënuar me 20 vjet burgim. Aktualisht banon në Shën-Peterburg.

– Anufrjeva Smirnova (me mbiemër Gulina nga burri ). E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Nikollajev, Ukrainë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

– Nina Pumo. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Lexo po ashtu:  Izrael, gjenden fosilet e një hominidi të ri

Grupi i dytë i arrestuar

Natalja (Natasha) Pengili. E dënuar me 18 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Taisija Pisha. E dënuar me 16 vjet burgim. Jeton në Izrael.

Volja Vasiljevna Sharonova (me mbiemër Hoxha nga burri). E dënuar me 15 vjet burgim.Jeton në Moskë.

Vilgelmina Veshi. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Durrës. I shoqi, Miço Veshi, ka qenë i dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Inna Shahe. E dënuar me 8 vjet. Jeton në Moskë.

Elena Çami. E dënuar me 8 vjet burgim. I shoqi, Minella Çami, i dënuar me 20 vjet heqje lirie. Jeton në Korçë.

Inga Vitaljevna Tarasova (Dyrzi). E dënuar me 8 vjet heqje lirie. I biri, Valer Dyrzi, i dënuar me 13 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Ludmilla Denisova. E dënuar me 8 vjet burgim. Nga Shën Petërburgu. Ka ndërruar jetë.

Galina Dani. E dënuar me 5 vjet heqje lirie.

Valentina Keli. E dënuar me 10 vjet burgim. Jeton në Kanada, në një azil pleqsh.

Këto janë të gjitha gratë ruse që kanë bërë burg në Shqipëri. Janë një listë me e gjatë ato që janë internuar së bashku me familje.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *