Parlamenti gjerman ka miratuar zgjatjen e rregullores për qytetarët e Ballkanit. Sipas kësaj qytetarët e vendeve të regjionit munden të kërkojnë punë dhe të shkojnë në Gjermani, shkruajnë mediat.

Shtetasit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së veriut, Kosovës edhe Serbisë, pavarësisht nga kualifikimi formal munden edhe më tutje deri në 2023 të shkojnë në Gjermani për të punuar.

Risi është se vendoset kuota prej 25 mijë personave në vit dhe sipas kumtesës së qeverisë gjermane ka shumë kërkesa për fuqi punëtore nga Ballkani, posaçërisht në industrinë e ndërtimtarisë.

Me këtë duhet të pajtohet edhe Agjensioni federal për punë. Ajo së pari hulumton nëse për këto vende të punës ka punonjës gjerman apo të vendeve tjera anëtare të BE-së dhe a janë kushtet e punës të njëjta sikurse për qytetarët e Gjermanisë.

Në vitin që shkoi (2019) janë lëshuar gjithsejtë 27.259 viza në kuadër të projektit ”Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” , por agjensioni për punësim kanë dhënë miratimin për mbi 62 mijë punësime. Nganjëherë ç’është e vërteta për vizë duhet pritur shumë gjatë.

Lexo po ashtu:  Qeveria Hoti po shkel Kushtetutën duke lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri

Deputetja e të gjelbërve Filic Polat ka kritikuar vendosjen e kufirit të epërm. “Ndonëse është e dukshme se ka nevojë reale, kufiri artificial i epërm nuk mund të arsyetohet”.

Nevojat më të mëdha për fuqi punëtore, sikurse edhe në të kaluarën janë në industrinë ndërtimore, logjistikë përkatësisht transport, por nevojë edhe më tutje shumë e madhe është në përkujdesje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *