Beta do të bëhet e disponueshme në Dropbox Plus por për momenti ofrohet vetëm në platformat mobile dhe abonentët e rinj në këtë plan.

Një shfaqje e fundit në Play Store la të kuptohej se se ky moment po vinte ndërsa Dropbox zyrtarisht prezantoi menaxherin e fjalëkalimeve edhe pse në fazën beta.

Quajtur Dropbox Passwords, menaxheri i fjalëkalimeve është ajo çfarë prisni. Duke përdorur teknologjinë e Valt blerë vitin e kaluar, kompania mund të ruajë dhe sinkronizojë fjalëkalime mes pajisjesh me enkriptim fundor.

Dropbox thotë se ka eliminuar nevojën për një fjalëkalim duke i siguruar lidhjet me enkriptimin fundor. Beta do të bëhet e disponueshme në Dropbox Plus por për momenti ofrohet vetëm në platformat mobile dhe abonentët e rinj në këtë plan.

Aplikacionet për Mac dhe Windows po vinë paralajmëroi Dropbox.

Së bashku me debutimin kompania prezantoi një opsion të ri për ruajtjen e dokumenteve në cloud. Me Vault kompania u jep mundësi përdoruesve të ruajnë dokumente personale si certifikata por edhe skedarë të tjerë sensitivë në siguri të plotë.

Pas një “rrëshqitjeje” sigurie në 2012 që preku 60 milionë përdorues, Dropbox ka pasur një histori rekord sigurie

Lexo po ashtu:  Inteligjenca Amerikane dhe Gjermane kanë spiunuar dhjetëra shtete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *