Eksperti amerikan për koronavirusin, Anthony Fauci ka thënë se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në izolim, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit.

Parlamenti Europian miraton amendamentin me 15 kushtet për qeverinë Rama para nisjes së negociatave, një prej kushteve edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e …
“Nuk mendoj se do të flasim për kthim në izolim”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

“Mendoj se ne do të diskutojmë mundësi për të kontrolluar më mirë zonat që kanë më së shumti raste”.

Ndersa ish-epiqendra amerikane, Nju Jorku, duket se ka vënë nën kontroll shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, shkalla e infektimit vazhdon të jetë e lartë në shtetet tjera.

Fauci ka thënë se duhet të ketë një qasje të lokalizuar të hapjes së shteteve, në mënyrë që në zonat ku nuk ka raste të reja të hapen shkollat, derisa pjesët tjera të mos marrin masa të reja.

Lexo po ashtu:  Thirrje për ndërhyrje ushtarake të BE-së në Libi

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për këtë pandemi, ka thënë se është optimist që shumë shpejt do të zbulohet një vaksinë, teksa testimet e hershme i ka konsideruar “inkurajuese”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja është prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Atje janë regjistruar 2,191,052 raste të të infektuarve, derisa 118,434 prej tyre kanë vdekur./REL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *