A do të jetë e sigurt dhe e pranueshme për të udhëtuar në qershor dhe korrik? Dhe a është tani një kohë e mirë për të filluar planifikimin e udhëtimeve verore? Me kaq shumë paqartësi ende rreth pandemisë dhe aftësisë së botës për të frenuar përhapjen e virusit, nuk ka përgjigje të qartë për këto pyetje.

Me mbylljen e kufijve ndërkombëtarë, linjat ajrore që drejtojnë mijëra fluturime nëpër botë dhe zyrtarë shëndetësorë kudo që kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, duke lëvizur vetëm për tek dyqanit ushqimor lokal mund të ketë pasoja serioze.

Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon thjesht: “mos udhëtoni” dhe i referon njerëzit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për më shumë informacion. Ndërsa CDC ka një hartë që tregon nivelin e rrezikut në të gjithë botën, ajo nuk ka një afat kohor të qartë kur udhëtimi mund të jetë i sigurt.

“Vende të ndryshme mund të jenë në faza të ndryshme të pandemisë në çdo moment të kohës dhe pjesë të ndryshme të të njëjtit vend gjithashtu mund të jenë në faza të ndryshme të një pandemie“, shkruan CDC.

Lexo po ashtu:  Ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër

Por disa studiues të shëndetit publik sugjerojnë se kufizimet e udhëtimit do të zgjasin shumë më gjatë se disa muaj. “Gjërat do të jenë shumë të vështira për 12 muaj ose më shumë,” tha epidemiologu nga Penn State Maciej Boni për CNN Travel. “Pushimet mund të duhet të anulohen. Ndërveprimet shoqërore do të duken ndryshe. Dhe menaxhimi i rrezikut është diçka për të cilën do të duhet të mendojmë çdo mëngjes kur zgjohemi”, shkruan ai.

Vendimi nëse ju mund të bëni udhëtime të sigurta jashtë shtëpisë pa pasur parasysh në cilin vend, do të vijë kur të kemi arritur të “vulosim transmetimin” e COVID-19, thotë Kumi Smith, profesor asistent i epidemiologjisë në Universitetin e Minesota .

Modelet ndryshojnë në varësi të mënyrës sesi publiku reagon ndaj kufizimeve: Sa më pak të shkojmë në plazh dhe aq më shumë të ndjekim këshilla për të larë duart shpesh, të kollitemi dhe të tështijmë në bërrylat tona dhe praktikojmë distancën sociale, aq më mirë do të duken ato modele matematikore .

Lexo po ashtu:  LIGJI I KAMIONIT TË MBETURINAVE

Por në të kundërt nëse vendosni të rrezikoni dhe të filloni të planifikoni një udhëtim veror, do të ishte shumë e këshillueshmë të shikoni dhe studioni të gjitha rregullat mbi ndryshiomet dhe anulimet e mundshme.

“Tani për tani, le të shfrytëzojmë kohën për tu endur në mendime dhe për të eksploruar dhe ëndërruar në mënyrë virtuale se cili do të jetë destinacioni ynë i radhës”, thotë Amanda Hills, presidenti i Hills Balfour, një agjenci PR në Londër që përfaqëson dhjetëra destinacione dhe hotele ndërkombëtare.

“Së shpejti, kufijtë do të hapen edhe një herë dhe do të hiqen pengesat.” Ndërkohë, Hills sugjeron të kaloni kohën duke shijuar “aventurat e kolltukëve”, të tilla si ture virtuale në këmbë nëpër Grand Canyon ose opera live streaming nga Vjena. (CNN)

Edel Strazimiri / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *