Rritja e fëmijëve është një detyrë e vështirë për këdo. Secili dëshiron që fëmijët ti rrisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dini se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar dhe askush nuk mund t’ju tregojë saktësisht se si duhet të rrisni fëmijët tuaj. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit ka treguar mënyrën më efektive për t’u siguruar që fëmijët tuaj do të jenë të lumtur në të ardhmen, kur të rritën.

Një studim i kryer nga nxjerrë praktikat më të mira për rritjen e fëmijëve.

Që nga viti 1946, ata studiuan 5,362 njerëz që nga lindja deri në moshën e rritur. Më shumë se 60 vjet më vonë, 2,000 nga këta njerëz morën pjesë në këtë studim. Studimi kërkoi një numër pyetjesh rreth fëmijërisë së tyre, edukimit dhe mirëqenies mendore aktuale.
Kontrolli i tepërt i prindërve ishte faktori kryesor pse fëmijët gjatë jetës janë të palumtur. Këta fëmijë rritën pa mundësinë për të shprehur haptazi mendimet e tyre. Por, sipas studiuesve kjo gjë vetëm se i largon prindërit me fëmijët.

Lexo po ashtu:  “Kur të tradhtojnë është sikur t’i kishin prerë krahët. Ti mund ti falësh, mirëpo s’ke si i përqafon.”

Ndërsa prindërit që kishin treguar ngrohtësi për fëmijët e tyre kishin formuar një lidhje të fortë emocionale me ta. Kjo i bëri ata më mirë të përgatitur për tu përballur me të ardhmen. Në aspektin mendorë këta janë fëmijë më të fortë se sa fëmijët që kishin kontroll në çdo gjë nga prindërit e tyre.

Sipas një prej autorëve të këtij studimi, Dr. Mai Stafford, “njerëzit, prindërit e të cilëve treguan ngrohtësi dhe kujdes, kishin më shumë kënaqësi jetësore dhe mirëqenie mendore më të mirë gjatë moshës së hershme, të mesme dhe të vonshme.”
Nëse keni fëmijë atëherë, natyrisht, doni të bëni më të mirën tuaj absolute për ta. Shumica e prindërve do të jepnin çdo gjë vetëm për të parë fëmijët e tyre të jenë të lumtur gjatë tërë jetës së tyre. Prandaj, jepni fëmijëve tuaj lirinë dhe informacionin që ata kanë nevojë për të marrë vendimet e tyre. Lejoni fëmijët tuaj të mbajnë privatësinë e tyre në çdo aspekt që munden. Mbi të gjitha, tregoni fëmijëve tuaj ngrohtësi dhe dhembshuri.

Lexo po ashtu:  Është ushqimi i preferuar i dimrit, por a e dini kur duhet të fillojnë fëmijët të hanë fasule?

Nuk ka asnjë manual për mënyrën se si duhet t’i rrisni fëmijët tuaj. Çdo prind gjen mënyrën e vet për ta bërë atë dhe mënyrën e vet për të bashkëvepruar me fëmijët. Megjithatë kujdesi dallon nga kontrolli dhe ju duhet të bëni ndarjen e këtyre dy termeve.

Ndajeni këtë artikull me çdo prind që ju e njihni.Gjithkush ka nevojë për njohuritë e nevojshme për të marrë një vendim të menduar mirë se si t’i rrisin mirë fëmijët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *