Mos u përpiquni t’i ndrydhni, eliminoni dëshirat tuaja, sepse do të rrezikonit të bëheshit apatik. Do të privoheshit nga energjiadhe kjo do të ishte e tmerrshme. Dëshira, në kuptimin e shëndosh të fjalës, është energji, sa më tepër që të kemi energji, aq më mirë. Prandaj mos i ndrydhni dëshirat, kuptojini. Kuptojini. Mos u përpiquni aq shumë t’i realizoni dëshirat, mjafton që t’i kuptoni.

Mos hiqni dorë thjesht nga objekti i dëshirave tuaja – kuptojini, shikoni në dritën e tyre të vërtetë.

Shikoni cfar është vlera e tyre e vërtetë. Sepse, nëse përqendrohemi në atë që ta ndrydhim dëshirën tonë, duke u përpjekur të mohojmë objektin e dëshirave, me siguri do të mbetemi të lidhur për të. Në të kundërtën, nëse e vëzhgojmë dhe e shikojmë se sa ajo vërtetë ka vlerë, nëse e kuptojmë, nëse na e hap rrugën drejt palumturisë, zhgënjimit dhe depresionit vetëm atëher dëshira shndërrohet në atë që e quajmë “ajo të cilës i japim përparësi”.

Kur jetohet për atë që i japim përparësi, duke mos lejur që lumturia jonë të varet nga ajo, vetëm atëher jemi me të vërtet të zgjuar. Të nisemi drejt gjendjes së zgjimit. Zgjimi, lumturia – quajeni si t’ju përgjigjet – është gjendje e mungesës së iluzioneve, gjendje në të cilën gjërat nuk shikohen përmes prizmës së asaj se cka jemi dhe si jemi, por cfarë janë ato, në atë masë në të cilën kjo është e mundshme për një qenie njerëzore.

Lexo po ashtu:  Kush të flet keq për të tjerët kur është me ty, do të flasë keq për ty kur të jetë me të tjerët

Hidhni iluzionet, shikojeni botën rreth vetes dhe më në fund do të shihni realitetin, do të jetoni.

Sa herë që jemi të palumtur, dicka i është shtuar realitetit. Kjo kundërvënie na bënë të palumtur. Përsëris: ju jeni përgjegjës për këtë, ju keni shtuar dicka, reakcioni negativ është brenda jush.

Anthony De Mello , “Zgjimi i inteligjencës” /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *