Papa Frençesku gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, kushtuar Nënë Terezës, qëndroi në Shkup, pikërisht në shtëpinë ku lindi Gonxhe Bojaxhiu. Në vendin ku shënohet shtëpia e Nënë Terezës dhe në muzeun e Nënë Terezës në Shkup, askund nuk shkruan se Gonxhe Bojaxhiu rrjedh nga një familje shqiptare, madje maqedonasit e thërrasin si “Skopjanka” që në gjuhën shqipe do me thënë “Shkupjanja” duke dashur që ta përvetësojnë.

Në vendin ku shënohet shtëpia ku lindi Gonxhe Bojaxhiu, mbishkrimet janë në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze. Në këto shkrime askund nuk përmendet nacionaliteti i Nënë Terezës.

Ky vend shënon shtëpinë ku ka lindur Gonxhe Bojaxhiu. Këtu nuk shihet asnjë fjalë në gjuhën shqipe e as nuk shkruhet origjina e saj.

Madje edhe në muzeun e Nënë Terezës që gjendet gjithashtu në qendër të Shkupit, lart mbi objekt qëndron flamuri maqedonas dhe ai evropian, por jo edhe ai shqiptarë. Punonjësit që punojnë brenda flasin gjuhën maqedonase ndërsa gjatë shpjegimeve që u bëhen turistëve asnjëherë nuk u thuhet se përkatësia etnike e Nënë Terezës ishte shqiptare.

Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës nuk përmban asnjë simbol shqiptarë, madje as në brendi askund nuk ceket nacionaliteti i Nënë Terezës.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Atit i Shenjtë do të pranojë një dhuratë të Kosova, shtatoren e Nënë Terezës, të punuar nga familja e Isë H.Buzukut nga Tygjevci i Kamenicës. Njoftimi është bërë nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Lexo po ashtu:  Henry Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”, - 24 thënie të famshme për origjinën ilire të shqiptarëve

Së paku, ndoshta kjo dhuratë do ja mësoj Papa Françeskut origjinën dhe përkatësinë etnike të vërtetë të Nënë Terezës.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *