Tim Marshall, autori i librit “Ia vlen të vdesësh për: Fuqia dhe politikat e flamujve”, ka shpjeguar në detaje se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë amerikane.

Sipas videos së publikuar më poshtë, shumë njerëz vazhdimisht pyesin se pse flamuri amerikan është i kthyer mbrapsht në uniformat e ushtrisë.

E sipas Marshall, arsyeja pse flamurit amerikan i jepet rëndësi e veçantë e sidomos kur vendoset në uniformat e ushtrisë apo në veturat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ka të bëjë me atë që në shikim të parë duhet të krijohet përshtypja se jep reflektimin e flamurit duke valuar.

Në video shihet se si yjet duhet të vendosen përpara, pra në anën e djathtë, e kur flamuri shikohet nga distanca në shpatullën e ndonjë ushtari, duhet të krijohet përshtypja se është duke valuar.

Njëjtë vlen edhe për rastin kur vendoset në vetura zyrtare e në veçanti kur priten mysafir nga vende tjera dhe gjatë rrugëtimit, flamuri lëviz në atë mënyrë që yjet që janë vendosur përpara apo më mirë thënë në anën e majtë të bien në sy. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *