Edhe nëse nuk e ke dëgjuar këtë term më parë, është e sigurt që është pjesë e jetës tënde. Drita që vjen nga ekrani i telefonit të jep në fytyrë një shkëlqim të frikshëm. Gishti i madh “shfleton” vazhdimisht mbi ekran, papritur një gropë dëshpërimi krijohet në stomakun tënd. Pra, gjendesh e pushtuar nga lajmet negative.

Edhe pse titujt nëpër portale dhe komentet e ndryshme të bëjnë të ndihesh e dëshpëruar, përsëri depërton ndër to nga kureshtja dhe kjo shpjegon termin “doomscrolling”.

Çdo ditë shohim një listë të pafundme me aksidente, vrasje, përdhunime dhe nuk është për t’u habitur që kjo dëmton shëndetin mendor.

Një studim në një kolegj amerikan në lidhje më shëndetin mendor gjatë pandemisë, zbuloi se me rritjen e lajmeve për koronavirusin në muajin mars, u rrit më tepër përdorimi i telefonit dhe niveli i ankthit te studentët. Gjithashtu dhe në Rusi pas një sondazhi 24,000 njerëz u përgjigjën se kalonin shumë kohë duke lexuar lajme për COVID-19 dhe i kalonin ditët të shqetësuar.

Lexo po ashtu:  Nëse i harxhoni paratë menjëherë, fajin e ka kuleta, duhet ta ndërroni!

Pra, arrihet në konkluzionin se “doomscrolling” është mjaft i dëmshëm për shëndetin mendor. Ndryshe nga gjërat e tjera që bëhen të dëmshme kur konsumohen në sasi të mëdha, por nga ana tjetër të japin kënaqësi, si për shembull ëmbëlsirat apo ushqimet me shumë kalori, “doomscolling” nuk jep asnjë ndikim pozitiv. Si mund ta ndalësh?

• Kur hyn në një media sociale duhet të mbash një qëllim në mendje. Pra shkon drejt shkrimeve pozitive dhe argëtuese.

• Vendos një limit kohor. Ashtu siç ke oraret specifike gjatë ditës për të punuar, për t’u ushtruar apo për të fjetur, vendos edhe një orar për “doomscrolling”. Në këtë mënyrë ushqeni dhe kureshtjen për lajme negative.

• Më mirë se sa të biesh pre e këtyre lajmeve, lidhu dhe komuniko me miqtë. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në pjesën tjetër të ditës.

• Shpeshherë të mungon vet-ndërgjegjësimi. Duke bërë “doomscrolling”, mendja humbet dhe nuk e vë re se si ndihesh, fizikisht ose emocionalisht. Ti mund të mos e kuptosh se ndihesh e uritur, ose që jeni ulur në mënyrë të parehatshme, ose që ndihesh vetëm dhe ke humbur kontaktin me familjarët për njëfarë kohe. Duhet të qëndrosh i vëmendshëm. Të jesh i vëmendshëm do të thotë të jesh këtu dhe të jesh tani. Kjo të jep një shans për të hyrë në kontakt me trupin dhe emocionet e tua, kështu do ta kuptosh se çfarë të nevojitet në të vërtetë.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në gjitha familjet tona"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *