Shumë femra kanë një iluzion shumë të gabuar. Ato besojnë që bashkëshorti është kukulla e tyre e cila mund të “riedukohet”

Femrat e kanë atë farë “instinkti trajnues”, i cili është i rrënjosur thellë tek ato, për shkak të të cilit ato janë të robëruara nga paragjykimet dhe vazhdimisht janë në lajthitje.

A është e mundshme ta riedukoni bashkëshortin?

E gjitha varet nga ajo se çfarë dëshironi të arrini. Është e lehtë të gjeni kompromisin për ndryshimin e disa shprehive të vogla shtëpiake.

Është krejtësisht gjë tjetër nëse dëshirojmë ta ndryshojmë bashkëshortin rrënjësisht. Mirëpo,a besoni se është e mundshme të ndryshohet natyra e njeriut? Për shembull, për ta bërë atë më të dashur, apo më të mirë, apo të përshtatshëm për shoqëri dhe shoqërim?

Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundshme të bëhet, por që me atë rast bashkëshorti të ndihet këndshëm.

Nëse pranon që të ndryshojë për shkak të bashkëshortes, bashkëshorti gjithmonë do të ndihet jo këndshëm në lëkurën e vet “të re”.

Dhe ndonëse disa bashkëshortë dëshirojnë t’i përshtaten bashkëshortes, natyra e tyre e vërtetë gjithmonë do të dalë në pah. Sepse, e gjitha kjo për personin është jo e natyrshme.

Lexo po ashtu:  A janë lëvdatat përgjigja e duhur për vetëbesim tek fëmijët?

Kini parasysh që asgjë nuk mund të dalë mirë nga dëshira që ta ndryshoni partnerin “rrënjësisht”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *