Qeveria Kurti kishte filluar suksesshëm luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, thuhet ndër të tjera në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Këtu lëvdërohet Qeveria Kurti. Thuhet se:

“Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020 dhe ishte në detyrë përgjatë muajit maj, ndërmori një numër hapash konkret për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat dhe të ndryshojë perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë…”.

Mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik që për shkaktar e ka klubin e stërvjetëruar politik, zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti, e jo te diskutimet e tyre me Serbinë dhe marrëveshjet me të.

Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene. Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë.

Lexo po ashtu:  AMBASADOKRACIA/ Ambasada amerikane dhe britanike kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat rreth Manastrit të Deçanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *