Nga Francesco Giubilei

“Il Giornale”

Fat i çuditshëm ky i shkrimtarëve të mëdhenj rusë, fillimisht të censuruar nga bolshevikët, më pas nga stalinizmi dhe Bashkimi Sovjetik dhe sot nga demokracitë perëndimore. Pas revolucionit të vitit 1917, bolshevikët donin të centralizonin me shpejtësi të gjithë pushtetin në duart e tyre.

Ata nuk pranuan zërat që kundërshtonin “diktaturën e proletariatit”. Ndaj nxorën para skuadrës së pushkatimit shkrimtarin Nikollaj Gumilev. Një fat më pak tragjik, por po aq dramatik patën shumë intelektualë, mendimtarë, filozofë rusë të mërguar në Perëndim, për të mos e shqetësuar regjimin e ri.

Rasti i Majakovskit është emblematik. Në fillim cilësohej si një simbol i poezisë revolucionare. Pastaj u kritikua hapur duke i denoncuar në tekstet e tij për krijimin e një konformizmi të ri më të keq sesa ai para-revolucionar. Këto sulme çuan drejt vetëvrasjen me pistoletë.

Edhe Mikail Bulgakov një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, iu nënshtruacensurës sovjetike, e cila refuzoi pjesën e fundit të romanit “Garda e Bardhë”. Po ashtu, përshkrimi i Homo Sovieticus (njeriut të ri sovjetik) me veset dhe defektet e tij që shfaqet në tregimet fantastiko-shkencore “Zemër qeni” dhe “Vezët fatale”, u pritën me zhgënjim nga autoritetet sovjetike.

Lexo po ashtu:  Dashuria

Por është kryevepra e Bulgakovit, “Mjeshtri dhe Margarita”, ajo që pagoi çmimin e censurës duke u botuar vetëm 20 vite pas vdekjes së tij, dhe duke u mbajtur në sirtar nga autori për sakohë që ishte gjallë.

Nëse periudha e Stalinit ishte më e dhunshme në shtypjen e intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve, që internoheshin në Siberi qoftë edhe për një fjalë apo një aludim të gabuar, gjërat nuk u përmirësuan as pas vdekjes së tij.

Trashëgimia staliniste u shoqërua me vrasjen e shkrimtarëve të njohur si Babel, Mejershold, Cvetaeva dhe Mandelshtam. Por censura nuk kurseu as poeteshën e famshme Ana Ahmatova,e cila për 30 vite në vijim nuk do të ishte në gjendje të botonte veprat e saj.

Edhe shkrimtari i ri Vasili Grosman u përplas fort me aparatin shtetëror sovjetik, duke mos arritur të botojë veprën e tij monumentale “Jeta dhe fati”, ku pati guximin ta barazojë dhunën e kampeve naziste të përqendrimit me ato komuniste.

Viktimë e persekutimit sovjetik, ra edhe romancieri rus Solzhenicin, që botoi në revistën “Novyj mir” romanin e shkurtër “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, ku përmenden për herë të parë kampet brutale të punës, gulagët.

Lexo po ashtu:  “Unë e di pse këndon zogu në kafaz”, një roman që kurrsesi nuk duhet lënë pa lexuar

Aparati i censurës ndërhyri dhe bllokoi romanet “Pavioni i kancerozëve dhe “Rrethi i parë”, që arritën të botohen vetëm jashtë vendit. Fati i poetit Josif Bordski ishte i hidhur. Në fillim u arrestua, dhe më pas u dëbua nga Bashkimi Sovjetik.

Rasti i Boris Pasternak dhe i romanit të tij “Doktor Zhivago” është i mirënjohur. I censuruar në Bashkimin Sovjetik, ai u botua për herë të të parë nga botuesi italian XhanxhakomoFeltrineli në vitin 1957 pasi dorëshkrimi arriti të nxirrej fshehurazi nga Bashkimi Sovjetik. Një botues i krahut të majtë, që pati guximin (por edhe intuitën) të botonte një libër që do tëshndërrohej në një klasik të letërsisë, pavarësisht mendimit kundër të Partisë Komuniste Italiane. Këto janë emblema, që na tregojnë se si kultura dhe letërsia, nuk duhet të kushtëzohen kurrë nga censura, dje ashtu si edhe sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *