A është karikuesi juaj i sigurt? Pajisjet e karikimit të iPhone, iPad dhe Mac janë duke tërhequr nga tregu një pjesë të charger-ave të tyre për shkak të frikës se mund t’u japin njerëzve goditje elektrike.

Produktet janë përshtatësit më tri-koka AC për prizat në mur të shitura në mes të viteve 2003-2015.

Këto pajisje janë në përputhje me portat e karikimit në Britani të Madhe, Singapor dhe Hong Kong dhe lejojnë që ngarkuesit e pajisjes Mac dhe iOS të modifikohen për përdorim ndërkombëtar.

Apple konfirmoi që adaptuesit kanë defekt në ‘raste shumë të rralla’ ku ekspozojnë komponentët e brendshëm elektrikë, të cilët për pasojë rrezikojnë t’u japin konsumatorëve një shok elektrik.

“Siguria e klientit është gjithmonë prioritet i lartë i Apple”, thuhet në një deklaratë nga kompania.
Përshtatësit me tri koka të rrymës AC janë të bardhë, pa asnjë mbishkrim në vendin e brendshëm ku i bashkëngjitet një përshtatës i rrymës Apple, njoftoi ACCC.

Konsumatorët janë në gjendje të zëvendësojnë adaptuesit e tyre të tanishëm duke i marrë ato në dyqanin më të afërt të Apple ose duke kontaktuar Apple Support për të marrë një zëvendësim me postë.

Lexo po ashtu:  Propozimi në Zvicër: Burrat të punojnë deri në moshën 72-vjeçare

Burimi: Dailymail  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *