Ne i shohim kudo: shfaqen në reklama televizive, duke mbajtur fjalime në TED dhe duke buzëqeshur në kopertina revistash.

Udhëheqësit e mëdhenj janë shpesh sinonimë me pasurinë dhe prestigjin e lartë. Megjithatë, shumica nuk kanë lindur mes bollëkut. Shumica kanë hasur vështirësi dhe e kanë fituar atë që kanë me shumë mund, punë, inteligjencë dhe kokëfortësi.

Ka 5 cilësi që çdo udhëheqës i suksesshëm duhet t’i ketë. Nuk janë magjike apo të paarritshme. Mund të punosh me to dhe t’i përshtatës në stilin tënd të udhëheqjes.

1. Vizioni

Duhet instikti për të nisur një gjë krejt të re. Kur Bill Gates nisi karrierën në teknologji, kompjuterët ishin vetëm për të pasurit dhe kërkonin një makinë gjigande për të kryer edhe një detyrë të thjeshtë. Por kur ke vizion, i sheh gjërat se si duhet të jenë – dhe jo si janë. Gates pa se këto makina mund të bëheshin produkte shtëpiake, dhe me shumë punë, inteligjencë, e transformoi atë vizion në Microsoft. Gjej diçka që ke pasion dhe pyet veten si mund të përmirësohet. Kur mund t’i përgjigjesh asaj pyetjeje, bëj një lëvizje – sado e çuditshme. Gates la Harvardin për të ndjekur vizionin e tij. Nuk ka pse të jeni aq ekstremë, por kjo tregon se si një vizion i qartë mund t’ju udhëheqë që të bëni një kapërcim të madh drejt suksesit.

Lexo po ashtu:  Kush është Alex Soros, 37-vjeçari që ka marrë në dorë perandorinë financiare të babait

2. Aftësia ripërtëritëse

Oprah ëinfrey kish lindur thellë në Jugun e Amerikës gjatë kohës së lëvizjes për të drejtat civile. Ajo ishte abuzuar seksualisht që fëmijë, lindi një fëmijë kur ishte adoleshente, dhe u rrit nga një nënë e vetme. Por ajo u ngrit nga varfëria për t’u shndërruar në një prej grave më të suksesshme në botë.

Tonny Robbins u rrit nga një nënë e divorcuar dhe jetoi në varfëri ekstreme. Ai lante enët në vaskën e apartamentit 40 metra katrorë. Por gjithësesi, ishte i vendosur që t’ia dilte. U shndërrua në një folës motivues dhe tani ka një pasuri prej 30 milion dollarë.

Çfarë kanë të përbashkët këta të dy? Aftësinë për t’u ringritur. Jeta nuk ka qenë e kollajtë për ta, por sërish u ngritën mbi problemet që kishin dhe gjetën suksesin. Kudo ju mund të ndeshni pengesa, por dijeni se pa to, suksesi nuk mund të jetë kurrë kaq i ëmbël.

3. Inteligjenca

Richard Branson nuk shkoi kurrë në kolegj, por ai është burrë shumë inteligjent. Virgin America, Virgin Mobile dhe Virgin Records, të gjitha lulëzuan nën mbikëqyrjen e tij, pavarësisht se nuk kishte para. Në fakt Branson e nisi Virgin Records që nga karroceria e kamionit të tij.

Lexo po ashtu:  Veliaj me shtetasit e rinj shqiptarë: “Duhet të mos krijojmë ndasi populiste mes Shqipërisë e Kosovës”

Niveli i arsimit formal që keni nuk është domosdoshmërisht tregues i inteligjencës. Branson ndërmori risqe të përllogaritura, duke i bërë vetes pyetjet e duhura dhe duke krijuar një plan. Kjo është inteligjenca: risqe të zgjuar, në kohën e duhur. Mos e gjyko veten – ose të tjerët – nga diplomat.

4. Veprimi

E gjithë inteligjenca e botës do të shkonte dëm, nëse nuk do të vini në veprim vizionin tuaj. Gates dinte si të vepronte. Ai pa një hapësirë në treg, që askush tjetër nuk e pa, dhe kështu vuri në lëvizje vizionin e tij. Kjo e bëri një prej sipërmarrësve më të famshëm të revolucionit të kompjuterit.

Të vepruarit nuk është aq e thjeshtë sa tingëllon. Zvarritja ose frika mund t’ju paralizojnë, por është e rëndësishme të mbani mend se asgjë e madhe nuk ka ndodhur vetë. Lidhuni me të tashmen, bllokoni rezitencën emocionale, dhe planifikoni me kujdes lëvizjen e radhës. Të dish kur është koha më e mirë për të vepruar, është një aftësi që të gjithë njerëzit e suksesshëm e zotërojnë.

Lexo po ashtu:  E çukit gjeli, ndërron jetë gruaja në Australi, ekspertët japin këshilla

5. Intensiteti

Çdo ditë, për më shumë se 20 vite, Robbins praktikonte të folurit në publik. Me kaq shumë përsëritje, frika e tij nga të folurit u zhduk, dhe tashmë mund të fokusohej në të folurit me pasion, me forcë.

Pa forcë dhe pasion për atë që bën, me siguri nuk do të mundesh ta bësh mirë. Ata që nuk kanë pasion duhet të eksperimentojnë, të bëjnë pyetje, të eksplorojnë fusha të reja. Mund ta gjejnë interesin në një vend ku nuk e prisnin kurrë që ta gjenin.

Secili prej këtyre udhëheqësve kishte një vizion për të ndryshuar botën, si dhe vendosmërinë për të vepruar me pasion. Ata donin të shihnin vizionin e tyre të bëhej realitet, pavarësisht nga pengesat që haësn. Nuk ishin shkollimi apo fati që i bënë të suksesshëm, dhe sigurisht që nuk ishte paraja.

Me fokus të qartë dhe me vendosmëri, të gjithë jemi në gjendje të arrijmë potencialin tonë më të lartë. Suksesi është një hapq ë hidhet nga brenda. Mos shihni rreth e rrotull për vlerësim të asaj që bëni. Futuni brenda vetes dhe gjeni vizionin që doni të krijoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *