Fasulet e konservuara janë të volitshme, por a janë po aq të ushqyeshme sa ato të gatuarat vetë? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se fasulet e konservuara janë po aq të shëndetshme sa të zierat, vetëm se kanë më shumë kripë. Shpesh, konservave të fasuleve u shtohet kripë, duke e rritur 100 herë më shumë nivelin e tyre, në krahasim me ato që do të gatuani në shtëpi. Shpëlarja dhe tharja e tyre heq vetëm gjysmën e kripës së shtuar, por kështu, largoni edhe disa nga vlerat ushqyese. Unë ju rekomandoj të blini varietetin pa kripë të shtuar dhe të gatuani me lëngun e fasuleve çfarëdolloj gjelle që të doni.

Fasulet e gatuara në shtëpi, mund të jenë më të shijshme dhe ruajnë formën. Ato të konservuarat ndonjëherë mund të squllen, ndërsa kur i lini në ujë dhe i gatuani vetë, ato mund të mbeten të bukura dhe të forta nga jashtë, por gjithsesi të buta brenda. Përdorimi i fasuleve të thata është edhe më i lirë. Disa studiues zbuluan se fasulet e konservuara mund të jenë 3 herë më të shtrenjta se ato të gatuara në shtëpi, por ndryshimi ishte me vetëm 20 cent për racion. Familja ime preferon ta shpenzojë atë 20-centsh shtesë për të kursyer orët që duan fasulet për t’u gatuar.

Lexo po ashtu:  Farat e pjeprit/ Vlerat shëndetësore dhe si t’i përdorni

Bishtajoret e vetme që kam durim të gatuaj, janë thjerrëzat. Ato ziejnë shpejt dhe s’kanë nevojë që t’i lësh në ujë para gatimit. Mund t’i zieni njësoj si makaronat, në një enë plot me ujë, për rreth gjysmë ore. Në fakt, nëse po bëni makarona dhe keni kohë, përse të mos i lini thjerrëzat të ziejnë për 20 minuta përpara se të shtoni makaronat? Thjerrëzat janë fantastike si salcë për makaronat. Kështu veproj unë kur gatuaj pilaf ose kinoa: hedh një grusht thjerrëza të thata në enën ku po zien orizi dhe ato gatuhen njësoj me të. Thjerrëzat e shtypura në formë pureje dhe të marinuara me erëza, mund të jenë një salcë fantastike vegjetariane. Përfitim i dyfishtë!

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *