A jemi ne racistë?

Edita Mekuli

Jo, thotë Kimete Berisha në shkrimin e sajë «Krim dhe marrëzi», të postuar në facebok, pas rrahjes brutale të gruas rome në Ferizaj.  Është e paqartë, se kë e quan ajo krim, gjersa  marrëzi i quan  reagimet e disa politikanëve, duke reguar, ndër tjerash, kundër Vlora Citakut, sipas së silës «jemi racistë».

«Kush heshtë është bashkëfajtor» thotë Carola Stern, njëra nga bashkëthemelueset e seksionit të Gjermanisë perendimore të Amnesty international. Dallimi mes heshtjës dhe mohimit të egzistencës së racizmit, është se tek e dyta jo vetëm se je bashkëfajtor, por edhe injorant në debatin për racismin. 

«Nuk është e vërtetë që jemi racistë» shkruan Kimete Berisha.  Ajo mundohet t´a mohojë egzistencën e racizmit duke konsideruar pothuajse si triumf faktin se «Nuk ka ndodh kanagjeq e dasëm e madhe e shpijanikëve shqiptarë pa thirr defatore rome (Hamide defatoren bile e kanë adhuru).Shqiptarët u kanë ndihmu romëve, gjithmonë, me pare e me çka kanë pas, se edhe vet kanë qenë të varfër. Fallxhoret dhe shitëset rome i kanë pas dyert e hapura te shtëpitë e shqiptarëve dhe kurrë kush nuk i ka nguc, m’o Zot m’i rreh. Ka shqiptarë që janë martuar me to».

Lexo po ashtu:  Dr. Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtazi

Tap rap, mbaroi për te  debati.

Ne jemi edhe racistë edhe diskriminues

Nuk ka shtet në botë, që në një apo tjetër mënyrë nuk ka diskriminuar romët, por sipas Kimete Berishës ne qenkemi të veçantë.  Nuk e di se çka synon Kimetja kur ajo thotë se ne paskëmi jetuar të lumtur me romët dhe përhapë iluzionin se paska qenë në çdo shtëpi e zakonshme të festojmë me defatore, kur kjo është absolutisht në kundërshtim me përvojën tonë. 
Përsëri, hapja e dyerve për romët është një zbukurim i realitetit të hidhur, se ne përkundrazi ato gjithmonë i kemi mbyllur nga frika se mos na vjedhin ndonjë gjë. Përveq asaj pretendimi se të gjithë shqiptarët merren me fall,  tregon se autorja nuk ka informacionin e nevojshëm, dhe është në fakt një paradoks. Cila shtresë e shoqërisë shqiptare besonte “në fall”? Më tutje, a kanë pasë shqiptarët shokë e shoqe rome, përveq defatoreve e falltoreve? Me siguri se po, por një numër shumë, shumë i vogël.

Lexo po ashtu:  William Walker: Kam lidhje emocionale me Kosovën

Pikësëpari, si mund ta dijë bjondja shqiptare se a ka raciyëm dhe se si e ndjejnë vetën të diskriminuarit?

A janë pytur ndonjëherë romët se si e përjetojnë ata përditshmërinë në Kosovë?

Ne të gjithë kemi parë raste të panumërta se si fyhen e abuzohen fëmijët dhe gratë rome vetëm e vetëm se kërkojnë lëmoshë. Të mos falsifikohet realiteti, sepse mposhtja e racizmit nuk arrihet nga asgjëja, por nga kuraja civile dhe debatet e guxishme kundër çdo diskriminimi dhe racizmi.  E si mund të mohohen situatat kur ne, sikurse në çdo vend në botë, në njërën apo tjetrën mënyrë  jo vetëm që diskriminojmë romët, por edhe njëri tjetrin. A nuk është koha të debatojmë për diskriminimin ndaj «katundarëve» e “sheherlive” ? Po ndaj homofilëve? Aq shumë shkelen të drejtat e njeriut në Kosovë, saqë është vështirë t´i japësh prioritet njëres apo tjetrës temë.

Para se t´i përgjigjemi pyetjes se a ka racizëm në Kosovë, është e dobishme të pyesim se çfarë konotojnë shprehjet degraduese në gjuhën shqipe sikurse «more maxhup», «maxhuphane», « je bë si gabel»? Përgjegja është e qartë.

Lexo po ashtu:  Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit

Racizmi eksiston në çdo vend të botës, prandaj nuk binden ndërkombëtarët me teoritë konspirative se ne jemi të drejtë, sepse ajo çka shohim në rrugë hedh poshtë çdo thënie joprofesionale dhe pa bazë reale.

Racizmi duhet të trajtohet me rigorozitet, sepse si thotë politologu Ibram X. Kendi: «Nuk eksistojnë joracistët por vetëm antiracistët». Si rrjedhojë, doktrina se ne jemi të përsosur dhe nuk njohim racizmin është gënjeshtër e rrezikshme.  

Edhe ne jemi jo vetem racistë, por edhe diskriminues. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *