Një studim i 7272 individëve në SHBA zbuloi se 50% prej tyre e kishin lënë punën për t’u larguar nga menaxherët që kishin, pasi ata nuk i ndihmonin ata për t’u rritur dhe më në karrierën e tyre. Ka një mënyrë sesi ju mund të testoni veten tuaj, nëse jeni një shef i mirë apo jo me punonjësit tuaj. Më poshtë ju rendisim pesë pyetje për të njohur më mirë veten tuaj në këtë aspekt.

A keni përcaktuar dhe komunikuar qartë vizionin dhe strategjinë që ju keni për grupin e punës, departamentin apo organizatën tuaj?

Kjo nuk konsiston vetëm në dërgimin e një email ekipit tuaj duke iu përshkruar me disa fjalë vizionin që ju keni për punën. Sa më i lartë të jetë bashkëpunimi që ju keni me punonjësit, aq më shumë ata do jenë të përkushtuar për t’iu ndihmuar që kompania ku ju punoni të ketë sukses.

A keni keni komunikuar me çdo punonjës për të ndihmuar të kuptojnë rolin që ata luajnë në kontributin e suksesit të organizatës?

Lexo po ashtu:  Ëmbëlsira kundër diabetit

Sipas një sondazhi të Robert Half Management Resources, 53% e punëtorëve nuk janë në gjendje të bëjnë lidhjen midis detyrave të tyre të përditshme dhe se si ato ndikojnë në financat e kompanisë.

A i ndihmoni punonjësit tuaj për të pasur sukses duke iu dhënë atyre punë sfiduese dhe të rëndësishme?

Njerëzit duan të kenë sukses dhe duan të vazhdojnë të mësojnë. Nëse nuk i jepni atyre mundësi për rritje dhe nuk i ndihmoni punonjësit të ecin përpara me forcat e tyre, atëherë ju nuk do të shikoheni si një udhëheqës i mirë punonjësish.

A i komplimentoni punonjësit kur ata realizojnë punë shumë të mira?

Kjo nuk nënkupton vetëm komplimenta të tipit ‘kjo ishte një punë e mirë’’ por nënkupton gjithashtu shpërblime financiare që rrisin ndjenjën e rritjes së punonjësve në punë dhe i mbajnë ata të motivuar.

Elefteria Zguri /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *