Sipas Mozilla, testimi zbuloi se përdoruesit preferojnë përmbajtje pa reklama por nga ana tjetër dëshironin të suportonin gazetarët. E thënë thjeshtë dëshironin eliminimin e reklamave por pa shkaktuar impakt negativ në të ardhurat e publikuesve.

Vitin e kaluar Mozilla në bashkëpunim me Scroll, një shërbim me pagesë i cili mundësinë shfletim pa reklama për partnerët, për të analizuar nëse përdoruesit janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të vogël në vend që të shohin kudo reklama.

Pasi vërejti rezultate premtuese, dy kompanitë lançuan programin Firefox Better Web. Ajo çfarë ky program bën është kombinimi i teknologjisë anti-gjurmim të Microsoft me eksperiencën pa reklama të Scroll.

Shërbimi ju kushton përdoruesve 2.49 dollarë dhe mund të lexojnë publikime e faqe si The Atlantic, The Onion dhe USA Today pa reklama. Nga ana tjetër këto publikues marrin një pjesë të të ardhurave që Scroll bën nga kostot e abonimeve.

Sipas Mozilla, testimi zbuloi se përdoruesit preferojnë përmbajtje pa reklama por nga ana tjetër dëshironin të suportonin gazetarët. E thënë thjeshtë dëshironin eliminimin e reklamave por pa shkaktuar impakt negativ në të ardhurat e publikuesve.

Lexo po ashtu:  Dostojevski: Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër

Kompania beson se programi Firefox Better Web së bashku e Scroll janë një mënyrë e thjeshtë për të shmangur reklamat pa dëmtuar uebsajtet. Scroll thotë se ky sistem siguron 40% më shumë të ardhura për sajtet partnere sesa reklamat ofrojnë.

Pas gjashtë muajsh kostoja e abonimit do të jetë 4.99 dollarë në muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *